⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,512 ▼ -0.44% ETH $2,426 ▼ -1.27% XRP $1.2978 ▼ -2.63% SOL $104.1600 ▼ -1.1%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – FMN kërkon më shumë mbështetje për vendet e prekura nga luftërat

– Vendet anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë bërë thirrje për rritjen e mbështetjes financiare për shtetet që përballen me vështirësi afatshkurtra financimi, si pasojë e përhapjes së efekteve ekonomike të luftërave dhe çmimeve të larta të energjisë, sipas Reuters.

Ato paralajmëruan se rreziqet për ekonominë globale vijojnë të jenë kryesisht në kahun negativ.

Në një deklaratë të publikuar pas një takimi në Bangkok, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC), ministri saudit i Financave, Mohammed Al-Jadaan, paralajmëroi se përshkallëzimi i konflikteve dhe tensioneve tregtare mund të pengojë më tej rrugët kryesore të tregtisë, të rrisë presionin mbi çmimet e lëndëve të para dhe produkteve të rafinuara energjetike, si dhe të përkeqësojë sigurinë energjetike dhe ushqimore.

Deklarata thekson se pasiguria lidhur me ndikimin e teknologjive të përparuara të inteligjencës, së bashku me rritjen e rendimenteve të obligacioneve në ekonomitë kryesore dhe pasojat për vendet me borxhe të larta, mund të shtojë dobësitë makroekonomike dhe financiare.

Ndryshimet e shpejta teknologjike, zhvillimet demografike, fatkeqësitë natyrore dhe fragmentimi gjeoekonomik po i vështirësojnë gjithnjë e më shumë vendimet e politikave ekonomike.

Gjatë kësaj jave, Shtetet e Bashkuara u kishin kërkuar vendeve të tjera anëtare që inteligjenca artificiale të emërtohej “superinteligjencë“ në deklaratë, në përputhje me termin e preferuar nga presidenti Donald Trump, bëri të ditur një zyrtar i lartë i Thesarit amerikan.

Megjithatë, versioni përfundimtar i deklaratës nuk përmbante asnjë referencë të drejtpërdrejtë ndaj inteligjencës artificiale.

Al-Jadaan konfirmoi se formulimi i dokumentit ishte miratuar nga të gjithë anëtarët e komitetit.

Vendet anëtare të FMN-së ranë dakord të mbështesin shtetet që ndërmarrin reforma dhe trajtojnë dobësitë e lidhura me borxhin. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet vendeve me të ardhura të ulëta, ekonomive të cenueshme me të ardhura të mesme dhe shteteve të prekura nga konfliktet, të cilat përballen me presione të mëdha financiare dhe ekonomike.

Komiteti bëri thirrje për mbështetje më të madhe për vendet që kanë borxh të qëndrueshëm dhe zbatojnë politika që nxisin reformat dhe rritjen ekonomike, por që përballen me mungesë të përkohshme financimi.

Disa vende anëtare kanë dhënë gjithashtu garanci për mbështetjen e Fondit të FMN-së për Reduktimin e Varfërisë dhe Rritjen, i cili financon programe në ndihmë të vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.