Si ta ktheni celularin në kamera të çastit
Në këtë periudhë, përparimet teknologjike janë të shpejta dhe të papërmbajtshme. Një celular ofron shumë mundësi, që nga komunikimi i thjeshtë deri te përdorimi i internetit, rrjetet sociale, rregullimet e fotove, dërgimi dhe marrja e email-eve dhe qindra opsione të tjera.
Por informacioni i celularit është aq i madh saqë ndonjëherë humbet për një gabim të vogël teknik ose prej humbjes së pajisjes. Pavarësisht aplikacioneve që ruajnë fotot, dokumentet dhe kontaktet në adresa të tjera që mund të përdoren nëpërmjet email-it, të dhënat nuk mund të jenë më të sigurta sesa në kopje fizike.
Për të realizuar këtë shërbim, ekziston shpikja më e fundit e shkencës teknologjike që u vjen në ndihmë celularëve.
Nëse e keni ëndërruar, atëherë ëndrra është bërë një e vërtetë që e keni vetëm një mundësi larg. Tani e tutje mund ta ktheni celularin tuaj në një aparat fotografik të çastit.
Duke përdorur një lloj të veçantë këllëfi, celulari që mundet njëkohësisht ta mbrojë dhe të ndihmojë në printimin e fotove, “Prynt” ju heq nga shpina barrën e rëndë të rrezikut të humbjes së fotove.
Këllëfi i bashkëngjitet një varieteti celularësh dhe e lejon përdoruesin të printojë foto brenda 30 sekondave.
Pajisja u projektua nga një skuadër me bazë në San Francisko të Kalifornisë dhe po kërkon financim nga sponsorë të ndryshëm.
Me një kosto afërsisht 99 dollarë, pajisja pritet të dalë në treg në gusht të këtij viti.
Si funksionon?
Pajisja i ka të gjitha mjetet e nevojshme për të nxjerrë një foto. Ajo ka shtresat e ngjyrave të dritës. Këto shtresa qëndrojnë mbi një shtresë të zezë bazë dhe poshtë një imazhi me shtresën e acidit.
Kur shkrepet foto, një lloj materiali rrotullohet në shtresën e filmit dhe bie në kontakt me kimikatet që ky përmban.
Këto kimikate lëvizin poshtë shtresave, përdorin “bojën” dhe fillojnë të krijojnë imazhin derisa formohet fotoja që u dha në komandë.
Tashmë një celular-printer
“Prynt” u bashkëngjitet celularëve si çdo këllëf tjetër i zakonshëm që rregullon imazhe, foto të çastit dhe duke përdorur një aplikacion për pajisjen mund të jepet komanda e printimit.
Ndoshta një nga karakteristikat më intriguese të tij, është aftësia për t’i kthyer fotot dixhitale në foto reale që cilido mund t’i prekë.
Përdoruesit munden që të regjistrojnë një video me aplikacionin në fjalë dhe më pas mund ta printojnë si një foto të vetme.
Kur ata skanojnë foton në celular, atëherë mund ta shfaqin atë si një video në ekranin e tij.
“Prynt” është i mundur të përdoret nga “iPhone” 5, 5S, 6 dhe “Samsung Galaxy” S4 dhe S5.
Pajisja nuk përdor bojë për t’i printuar fotot, por i shërben të njëjtit funksion një lloj filmi.
Çdo pako shtesë prej dhjetë copë fletësh që do të përdoren për të printuar fotot, do të kushtojnë nga 5 dollarë.
Pajisja gjithashtu nuk kërkon Bluetooth apo WiFi, por në vend të këtyre është e nevojshme të lidhet këllëfi me celularin.
Miniaparati fotografik i çastit ka bateritë e tij, ndaj nuk mund të dëmtojë baterinë e celularit që është lidhur me të.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë prodhuese, Clement Perrot, shpjegoi: “Shumica e njerëzve kanë një celular të modelit të ri me kamera, media sociale na lejon të shpërndajmë direkt dhe të pëlqejnë fotot, që do të thotë se fotot kanë më tepër vlerë sociale se kurrë.
Megjithatë, më së tepërmi ka rëndësi sasia sesa cilësia e imazhit që vlerësohet. Kështu fotot e kanë humbur kuptimin që kanë pasur në të shkuarën kur fotografitë ishin të çmuara më tepër, ishin sende fizike dhe që përmbanin histori dhe kujtime domethënëse.
“‘Prynt’ shpreson të krijojë një urë midis bashkëkohores dhe të shkuarës, duke përdorur printimin e kujtimeve nga celulari për t’u dhënë atyre një vlerë që deri më tani është harruar. Duke printuar foto reale dhe në çast, kujtimi do të marrë një rëndësi më domethënëse”.
*Burimi: Daily Mail