Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 100.50 ▲3.69%
ARI 4,555 ▼2.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,424 ▲ +0.97% ETH $2,253 ▼ -0.11% XRP $1.4636 ▲ +2.39% SOL $90.9700 ▲ +0.34%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 100.50 ▲3.69 % ARI 4,555 ▼2.78 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 100.50 ▲3.69 % ARI 4,555 ▼2.78 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Kosova

Si u përshkallëzua përplasja mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kosovë, nga akuzat për takimin me Grenellin…

Përplasja mes Vjosa Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka hyrë në një fazë të re. Ata po përdorin kundër njëri-tjetrit pikërisht temat që dikur i kishin të përbashkëta: raportin me ndërkombëtarët dhe veçanërisht Amerikën dhe dialogun me Serbinë. Brenda pak ditësh, debati përmes mediave, kaloi nga akuzat për një takim me Richard Grenellin te pretendimet për takime sekrete mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit. Debati i parë nisi pasi në rrjete sociale dhe nga figura pranë Vetëvendosjes u hodhën pretendime për pjesëmarrjen e Osmanit në një forum rajonal në SHBA ku ishte i pranishëm edhe Richard Grenell.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, pretendimi kryesor ishte se bëhej fjalë për një takim të mbajtur larg vëmendjes publike dhe politikisht problematik për shkak të pranisë së Grenellit. Për elektoratin e Vetëvendosjes, Grenelli mbetet një figurë shumë kontroverse, pasi gjatë administratës së parë të Donald Trump ai hyri në konflikt të hapur me Albin Kurtin dhe u pa si njeriu që nxiti rrëzimin e qeverisë së tij në vitin 2020. Për këtë arsye, çdo kontakt politik me Grenellin interpretohet nga Vetëvendosja si mesazh politik. Në reagimet online u hodhën edhe dy pretendime të tjera: se Presidenca nuk kishte qenë transparente për takimin dhe se ambasadori i Kosovës në SHBA nuk kishte marrë pjesë.

Debatet

Osmani reagoi duke i quajtur këto pretendime “propagandë” dhe “gënjeshtra”. Ajo sqaroi se takimi nuk kishte qenë individual me Grenellin, por një forum më i gjerë mes SHBA-ve dhe Ballkanit Perëndimor për ekonomi dhe investime. “Takimi ishte organizuar si tryezë SHBA–Ballkani Perëndimor dhe ishte ftuar nga Sekretari amerikan i Tregtisë, Scott Bessent, dhe ambasadori për misione të posaçme i Presidentit amerikan, Richard Grenell”, tha aajo Osmani tha se në atë forum morën pjesë liderë rajonalë të nivelit të lartë, përfshirë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ministra dhe përfaqësues nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe vende të tjera të rajonit. Presidentja tha se aktiviteti kishte qenë publik në agjendën zyrtare të Presidencës që kur ishte zhvilluar dhe mohoi pretendimet për mungesën e ambasadorit Ilir Dugolli. Por reagimi i saj nuk mbeti vetëm te sqarimi. Osmani e zhvendosi debatin drejt një teme shumë më të ndjeshme: takimet e dialogut me Serbinë. Në një tubim elektoral në Prishtinë, ajo ngriti publikisht dyshime për takimet e mbyllura mes Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiqit dhe Miroslav Lajçakut në Bruksel.

“Pyetja nuk është çka kom fol unë me nji takim publik me dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka fol ai veç me Vuçiçin e Lajçakun me nji dhomë, kërkush su konë tjetër aty. A e dini ju? As unë se di. Presidente e Kosovës, dhe nuk më kanë tregu. A nuk mendoni që e kanë detyrim me dal para qytetarëve. Veç vet me nji dhomë jonë konë, Kryeministri i Kosovës, Presidenti i Serbisë edhe ai Lajçak Epsteini. Qekjo është pyetja” tha Osmani. Pretendimi i Osmanit është se për disa takime të dialogut nuk ka pasur transparencë të mjaftueshme institucionale dhe publike. Ajo la të kuptohet se edhe si presidente nuk kishte qenë në dijeni të plotë të asaj që ishte diskutuar në takime të caktuara. Madje paralajmëroi edhe hetim parlamentar. ““Unë e kam transkriptin e asaj çka unë kom bisedu. Por, na kemi me bë komision paralamentar se ata çka kanë bisedu. Çka po majnë msheft? Çka po majnë msheft?”, deklaroi ajo. Vetëvendosje reagoi menjëherë dhe i hodhi poshtë akuzat për “takime sekrete”.

Glauk Konjufca tha se bëhej fjalë për takime normale në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe jo për negociata të fshehta jashtë procesit zyrtar. “Ajo është në dhomat e negociatave në Bruksel dhe normalisht rrihet me orë të tëra. Çka po ndodh tash është se Osmani po dëshiron t’i përdorë dy tema – Amerikën dhe Serbinë. Ajo po don me e mbrojt Amerikën prej Albin Kurtit, si dhe me e frikësu popullin me Serbinë. Sikurse PDK-ja dhe LDK-ja i kanë humbur zgjedhjet me këto dy tema, do t’i humbin sërish””, tha ai në emisionin “Debat Plus”.

Ironia

Analisti Afrim Kasolli ironizoi me akuzat e Osmanit ndaj Kurtit, duke thënë se publiku nuk do të mësonte kurrë për “takimet sekrete” nëse VV-ja do ta mbështeste atë edhe për një mandat të dytë si presidente “Sikur Lëvizja Vetëvendosje të ishte pajtuar për t’ia vazhduar mandatin e dytë presidencial Vjosa Osmanit, populli do të kishte mbetur në ‘terr informativ’ për takimet sekrete të Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiçin”, shkroi ai. 6 vjet pasi largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe pas mbarimit të mandatit së presidentes Vjosa Osmani u rikthye në gjirin e partisë duke përqafuar sërish trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, themeluesit të ndjerë të LDK-së që për shumë kosovarë shihet si babai i kombit. Zgjedhjet e 7 qershorit ku do të përballen ish-rivalët, do të jenë të tretat brenda 18 muajsh, pas atyre në shkurt dhe dhjetor 2025, që sipas ekspertëve e kanë futur vendin në krizë institucionale sistematike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.