🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $62,844 ▼ -0.18% ETH $1,848 ▼ -0.76% XRP $1.0615 ▼ -0.06% SOL $72.0400 ▼ -1.11%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
02 Aug 2026
Breaking
Kosova

Siguria në Kosovë dhe dialogu me Serbinë- çfarë tha komandanti i KFOR-it në Bruksel?

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, gjatë informimit të ambasadorëve të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Bruksel ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë që nga tetori i vitit 2025 është përgjithësisht e qetë, megjithëse sipas tij mbetet e brishtë dhe me potencial për tensione të reja, veçanërisht në veri të vendit.

Ulutash theksoi se NATO-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet e përditshme të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes.

“Aleatët dhe partnerët e NATO-s vazhdojnë të mbështesin plotësisht përpjekjet tona të përditshme që kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes.

Që nga tetori i vitit 2025, kemi vërejtur se situata e sigurisë në nivel lokal është përgjithësisht e qetë. Nuk kemi parë rikthim të dhunës, siç kemi parë në vitin 2023… Megjithatë, situata mbetet e brishtë, me potencial për tensione të reja, veçanërisht në veri të Kosovës. Prandaj, prioriteti im është ruajtja e stabilitetit, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, ka thënë komandanti i KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it më tej është shprehur se ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje politike të qëndrueshme.

“Përmes pranisë dhe aktiviteteve tona, ne vazhdojmë të krijojmë hapësirë që dialogu politik të ecë përpara. Kjo është arsyeja pse – siç e kam dëgjuar sërish, qartë dhe zëshëm, sot – NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dhe fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në fund, stabiliteti varet nga zgjedhja e të gjitha palëve për diplomacinë mbi dhunën. Rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike. Nuk është ushtarake. KFOR-i do të vazhdojë të japë kontributin e tij në mbështetje të këtij procesi.

Një rrugë përpara konstruktive dhe gjithëpërfshirëse është ajo që duhet të vazhdojmë ta ndjekim, së bashku, për një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Dhe për stabilitetin rajonal”, tha ndër të tjera Ulutash. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.