☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.20 ▼3.95%
ARI 4,214 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,238 ▲ +3.15% ETH $2,753 ▲ +2.45% XRP $1.5342 ▲ +2.97% SOL $121.7500 ▲ +3.28%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.20 ▼3.95 % ARI 4,214 ▲0.28 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.20 ▼3.95 % ARI 4,214 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Kosova dhe BE-ja”, 18 milionë euro për Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizituan të enjten objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore në Prishtinë, duke vënë në pah investimin e përbashkët të Kosovës dhe Bashkimit Evropian në arsimin dhe shkencën universitare.

Qeveria e Kosovës në një njoftim në Facebook ka publikuar fotografi nga objekti i Fakultetit.

Lexoni të plotë njoftimin e Qeverisë së Kosovës:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje vizituan ndërtesën e re të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Vlera e përgjithshme e investimit është afër 18 milionë euro (17,980,000), nga të cilat afër 12 milionë euro (11,900,000) nga Bashkimi Evropian, 5 milionë e 80 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës dhe 1 milion euro nga Ministria e Arsimit.

Objekti i ri i Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore i Universitetit të Prishtinës, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej afër 14 mijë metrash katrorë.

Nga ky projekt i përbashkët në kuadër të marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përfitojnë rreth 2 mijë e 300 studentë, të cilët tashmë kanë ambiente bashkëkohore, nga inventari deri te pajisjet laboratorike, por edhe hapësira të bollshme përreth objektit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.