Sigurime, Jeta në janar nisi “gjallërimin”, Sicred çoi në 54% zotërimin në treg
Janari i këtij viti për tregun e sigurimeve të “Jetës” shënoi pikën e kthesës. Pas një periudhe disi të gjatë të rënies së të ardhurave. Sipas të dhënave të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2016, arritën rreth 93 milionë lekë, ose 2.1% më shumë se në muajin janar 2015. Ndërsa dëmet e paguara nga tri shoqëritë që operojnë në këtë segment të tregut u ulën me rreth 51.5%.
Nga statistikat e AMF-sëvihet re se primet e shkruara bruto të “Jetë debitori”, shënuan rënie me rreth 33%, gjë që tregon ecurinë jo fort pozitive të kreditimit në sektorin bankar, pasi ky është një sigurim i cili kërkohet idetyrueshëm në momentin e huadhënies. Pesha e këtij sigurimi në janar të këtij viti shënoi rënie,duke arritur në rreth 37% nga rreth 56% të portofolit që zinet në të njëtën periudhë të vitit paraardhës.
Sa i përket ecurisë së kompanive që ushtrojnë veprimtari në fushën e Jetës, të dhënat e AMF-së tregojnë se vetëm Sicred arriti të kishte rritje të primeve ( rreth 37.5%), ndërsa dy shoqëritë e tjera patën vlera negative. Rënia më e madhe e primeve u vu re te INSIG, me rreth 36%.
Në janarin e 2016-ës tregu i Jetës u zotërua në rreth 54% nga Sicred, shifër kjo më e lartë se e njëjta periudhe e nëj vitit më parë ( rreth 40%).
Kompania shtetërore INSIG, në fund të janarit tëkëtij viti zotëronte rreth 4% të totalit të portofolit, me rënie rreth 2 pikë përqindje në krahasim me janarin 2015.
Ndarja e tregut – Sigurime Jeta, Burimi: AMF
Janar 2015
Janar 2016