Ekonomia

Sigurime, Jo –Jeta në janar rënia 14.4%, nisin efektet e rritjes së taksës

Fillimi i këtij viti rezultoi negativ për tregun e sigurimeve. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se tregu i Jo-Jetës shënoi rënie të primeve të shkruara bruto me rreth 14.4% duke llogaritur në total vlerën e rreth 928 milionë lekëve. Vetëm dy kompani, Eurosig ( rreth 3.3%) dhe Albsig ( rreth 17.4%) arrirtn të shënojnë në janar të këtij viti vlera pozitive të primeve të shkruara bruto, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënien më të madhe të sigurimeve e pati shoqëria Intersig Vig me rreth 23.2%, e ndjekur nga Sigal Uniqa Group Austria me rreth 23%.
Si pasojë, kjo kompani ka humbur edhe kuota në treg. Në janar të këtij viti Sigal i çoi zotërimet në rreth 29% nga rreth 32.2% që kishte në janar 2015. Edhe Sigma Interalbanian Vig, gjatë muajit të parë të këtij viti regjistroi humbje të tregut, duke zotëruar 16% nga rreth 17% që zinte një vit më parë.

Kur qeveria shpalli vendimin për hapjen e procesit të privativit, INSIG, kompania e vetme e sigurimit me kapital shtetëror llogariste vetëm 5% të tregut.
Por, që nga data 1 Janar tregu i sigurimeve po përballet edhe me rritjen e taksës e cila arriti në 10%, nga rreth 3% që ishte vitin e kaluar. AMF-ja pati parashikuar se rritja e këtij niveli do të jepte efekte në treg.

Të dhënat e AMF-së tregojnë se primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2016 arritën rreth 610 milionë lekë ose 7.50% më pak se në muajin janar 2015.

Produkti TPL, në muajin janar 2016, pati një ulje prej 10.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një ulje të numrit të kontratave prej 9.36% krahasuar me muajin janar 2015.

Sa i përket dëmeve të paguara nga shoqëritë që operojnë në këtë treg ato u rritën me rreth 22%.

Janar 2015:

janar 2015

Janar 2016:

janar 2016

Burimi: AMF

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button