⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.12 ▼2.88%
ARI 3,920 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,450 ▲ +0.9% ETH $2,294 ▲ +1.13% XRP $1.2535 ▲ +0.33% SOL $94.9500 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.12 ▼2.88 % ARI 3,920 ▲0.54 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.12 ▼2.88 % ARI 3,920 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Siljanovska-Davkova: BE-ja mbetet prioriteti ynë, nuk kërkojmë privilegje, por zbatimin e ligjit evropian

Në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u prit sot në Lubjanë nga presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar.

Presidenti nga Lubjana tha se BE-ja mbetet jo vetëm një shtëpi gjeografike, historike dhe kulturore e përbashkët për Maqedoninë, por edhe një prioritet i rëndësishëm.”Dua të theksoj rrezikun e bilateralizimit të procesit të zgjerimit, veçanërisht kur ai lidhet me çështje identiteti të panegociueshme. Ne nuk po kërkojmë privilegje, ne po kërkojmë vetëm zbatim të qëndrueshëm të ligjit evropian dhe respekt, sigurisht, për identitetin historik dhe kulturor të popujve dhe për dinjitetin dhe integritetin e individëve”, tha Siljanovska-Davkova.

Pas takimit me mikpritësin e saj, presidenten sllovene Natasa Pirc Musar, Siljanovska-Davkova vuri në dukje se BE-ja personifikon unitetin në diversitet dhe mbetet një filozofi frymëzuese.

“Lidhur me integrimin tonë evropian, përsërita se ne mbetemi të përkushtuar. Për mua, integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një çështje sigurie. Retorika nuk mjafton për t’u bërë rezistent ndaj ndikimeve të huaja, sepse të gjithë e dimë se nuk ka boshllëk politik që dikush nuk do të përpiqet ta mbushë ose të ndikojë. Dhe një gjë tjetër, Ballkani gjithmonë ka qenë një lloj prove lakmusi për matjen e forcës së aktorëve të rëndësishëm.

Ne kemi një politikë të jashtme dhe të sigurisë 100 për qind të përafruar me BE-në dhe meritojmë, përmes prizmit të kritereve të Kopenhagenit, të tregojmë dhe të dëshmojmë pjekuri dhe interes në rrugën evropiane”, theksoi Siljanovska-Davkova, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që Maqedonia merr nga Sllovenia në rrugën e integrimit evropian./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.