🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $64,998 ▲ +0.24% ETH $1,921 ▲ +0.34% XRP $1.0363 ▲ +0.05% SOL $74.9500 ▲ +1.88%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Kronika

Situata e zjarreve në vend! 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë bilancin e situatës së zjarreve në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar gjithsej 23 vatra, nga të cilat shumica janë neutralizuar dhe dy janë në monitorim.

Sipas njoftimit, në terren janë angazhuar 445 forca operacionale dhe 47 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 65 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 mjete të FA-së, si dhe 2 helikopterë e 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, ndërsa aktualisht 2 vatra mbeten në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 65 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse të FA-së, 2 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt, zjarri është fikur dhe zona po mbahet në monitorim nga strukturat vendore. Në Priskë, zjarri është shuar plotësisht.

Në Çikallesh dhe Leshtej-Collak, bashkia Kavajë, operacioni përfundoi pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga disa bashki dhe mbështetjes nga ajri.

Në Mushnik, bashkia Rrogozhinë, zjarri është shuar.

Në Mallakastër, në zonën Ndrenie–Vlosh–Panahor, vijon operacioni për fikjen përfundimtare të vatrës, e cila mbetet aktive nën kurorë në krahun verior dhe po mbahet në monitorim.

Në Plan të Bardhë, bashkia Klos, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së 5 automjeteve zjarrfikëse, 26 efektivëve të MZSH-së, forcave policore, bashkiake, vullnetarëve, OSHE-së dhe 25 efektivëve të FA-së.

Në Kostren 2, bashkia Berat, dhe në Uruçaj, bashkia Peqin, zjarret janë shuar plotësisht. Edhe vatrat e tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit janë neutralizuar nga strukturat operacionale.

Aktualisht nuk raportohet asnjë vatër problematike që të paraqesë rrezik për zonat e banuara; dy zonat e mbetura janë në monitorim.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe gatishmërinë për ndërhyrje në çdo rast të riaktivizimit të mundshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.