☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

“S’kam lidhje me Zoton dhe Mërtirin”/ Administratori i Integrated Energy: Kryemadhi çoi mbetjet në një ditë pushimi

Administratori i Integrated Energy Daniel Vermeulen, ka folur për herë të parë mbrëmjen e djeshme në “Top Story”, ku i është përgjigjur shumë pikëpyetjeve të dyshimta që janë ngritur mbi funksionimin e inceneratorëve.
Ai tha se akuzat e Kryemadhit kanë disa arsye përse ndodhin dhe se videoja që ajo ka ndarë, sipas tij është për t’i prishur imazhin kompanisë dhe është bërë në një ditë pushimi.

Teksa është pyetur për lidhjen me Mërtirin dhe Zoton ai është përgjigjur se nuk ka asnjë lidhje dhe se nuk i njeh.

Vermeulen tha se të gjitha të ardhurat që gjenerohen në incenerator, shërbejnë për përmirësimin dhe shtimin e kapaciteteve të kompanisë.

100 mijë euro në ditë do të dija të ishte kjo e vërteta, këto akuza që Kryemadhi hedh kanë disa arsye përse mund të ndodhin. Për t’u kthyer pas për atë video që është shumë e dëmshme, kjo është bërë gjatë një periudhe pushimi dhe kjo është e vërteta. Ne kemi një kapacitet të caktuar të mbetjeve që riciklojmë çdo ditë dhe i vetmi moment që i çojmë në landfill është kur nuk kemi hapësirë.

Pse paguajmë 29 euro për ton kur nuk ka incenerim?

Sipas kontratës nuk thuhet që ne jemi thjeshtë incenerator, nuk bëjmë vetëm incenerimin por edhe riciklim, nuk e di pse i bën të gjitha këto komplikime Kryemadhi sepse ne e kemi bërë kontratën.

E keni shkelur kontratën? Cili është afati juaj?

 Jo nuk e kemi shkelur, duhet ta mbyllim inceneratorin brenda vitit 2025.

Janë bërë shumë akuza për inceneratorin e Tiranës, a kanë ardhur gazetarë apo autoritete t’ju pyesin si funskiononi?

Ne kemi pasur vetëm një intervistë vetëm me një media që na ka kontaktuar por ne kemi ftuar të gjithë mediat janë të lira të vijnë e të shohin çdo gjë. SPAK-u na ka kontaktuar por s’mund të them asnjë informacion.

Çfarë lidhje keni me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton?

Asnjë lidhje nuk i njoh.

Përfitimet janë ri investuar?

Të gjitha përfitimet shkojnë në përmirësimin dhe shtimin e kapaciteteve. Gjithçka që marrim e ri investojmë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.