Skandal në Parlament, drejtoresha sfidon kryetarin e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me një moment tensioni mes kryetarit Fatmir Xhafa dhe Drejtoreshës së Lojërave të Fatit Luneda Sufali. Pas deklaratave të kësaj të fundit Xhafa i ka kërkuar që të largohet nga komisioni. Ndërkohë ka ndërhyrë ministri i Financave Shkëlqim Cani i cili është përpjekur të zbusë situatën duke theksuar se drejtoresha bëri shaka.
Debati
XHAFA: Atë e vendos unë. Të lutem largohu nga karrigia. Zonjë e vendos unë. Tërhiqu ose do ndërpres komisionin.
Xhafa i drejtohet Canit: Zoti ministër do marrësh masa apo të ndërpres komisionin
Cani: Po bënte shaka
Xhafa: Çfarë shakaje pse për humor kemi ardhur këtu? Drejtoreshë që nuk di çështë Parlamenti. Mësojuni punonjësve tuaj çfarë është parlamenti!