☁️
Tiranë 18°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.84 ▼4.88%
ARI 4,566 ▲3.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,694 ▲ +1.24% ETH $2,184 ▲ +1.28% XRP $1.4240 ▲ +0.74% SOL $93.0500 ▲ +1.77%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Skandal në Vatikan, arrestohet një peshkop për pedofili

skandal-n-euml-vatikan-arrestohet-nj-euml-peshkop-p-euml-r-pedofili_hdArqipeshkëvi polak, Jozef Wesolowski, është në qendër të një skandali pedofilie, pasi është arrestuar nga xhandarmëria e Vatikanit me urdhër të Papa Françeskut.

Wesolowski, i cili kishte pasur një dënim të shkallës së parë për abuzim seksual ndaj të miturve, tashmë ndodhet në arrest shtëpie në Vatikan.

Lajmin për mediet, e ka bërë të ditur zëdhënësi për shtyp i Vatikanit, At Federiko Lombardi, i cili shoqëroi edhe Papa Françeskun gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri.

Lombardi pastaj ka shpjeguar: “Nisma e organeve gjyqësore të Shtetit të Vatikanit, zbaton kërkesën e bërë nga Papa, që një rast i tillë kaq i rëndë dhe delikat, të zgjidhet pa zvarritje, duke iu përmbajtur rigorozitetit të nevojshëm dhe duke ndërmarrë përsipër përgjegjësinë e organeve të Selisë së Shenjtë”.

Polaku nuk do të shkojë në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Hetimi kishte nisur nga Republika Domenikane, ku më parë polaku ka qenë edhe nun apostolik.

Dokumentet ndaj tij janë dhënë edhe nga Prokuroria polake, e cila ia ka kaluar dosjen Vatikanit. Ish-nuni Wesolowski, 66 vjeç, polak, me një karrierë të pasur diplomatike, ka qenë nun në Santo Domingo nga janari i vitit 2008. Papa Françesku e rithirri në Romë në gusht 2013 pas akuzave ndaj tij për abuzim seksual ndaj të miturve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.