☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,636 ▼ -1.97% ETH $2,685 ▼ -2.14% XRP $1.4845 ▼ -3.59% SOL $119.6100 ▼ -1.95%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Skandalet e Hollivudit, Weinstein rrezikon arrestimin

Dy figurat kryesore të gjendura në mesin e skandaleve që kanë tronditur Hollivudin po përballen me pasojat e veprimeve të tyre të pandëshkuara në vite.

Policia e Nju Jorkut e bëri të qartë se ka prova mjaftueshëm për ndalimin e Harvey Weinstein, ndërsa Netflix i ndërpreu përfundimisht marrëdhëniet me Kevin Spacey. Akuzat e Paz de la Huerta i tingëllojnë bindëse autoriteteve policore, që duken të gatshme të hidhen në veprim. Aktorja tha më herët për “Vanity Fair” se Weinstein e kishte përdhunuar dy herë në Nju Jork në vitin 2010. Tashmë, janë mbi një duzinë grash që ngrenë pretendime të njëjta ndaj 65-vjeçarit e shumë të tjera e akuzojnë për ngacmime seksuale dhe akte të pahijshme.

Robert Boyce, i Policisë së Nju Jorkut, tha: “De la Huerta bëri një rrëfim të detajuar e mjaft të besueshëm të ngjarjes. Këtu kemi material real për ta ngritur çështjen në gjyq. Aktualisht, jemi në procesin e mbledhjes së provave”.

Nëse Weinstein, sipas zyrtarit të policisë, do të jetë jashtë shtetit të Nju Jorkut në rastin se forcat e rendit do të duan ta arrestojnë, policisë do t`i nevojitet një urdhër gjykate.

Netflix-i ndërkohë deklaroi prerazi se nuk do të përfshihet më në produksionin e “House of Cards” nëse Spacey, i akuzuar për ngacmime dhe agresion seksual, do të vazhdojë të shfaqet në serialin tejet popullor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.