☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.33 ▲3.33%
ARI 4,451 ▼2.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,363 ▼ -3.6% ETH $2,070 ▼ -5.82% XRP $1.3713 ▼ -4.48% SOL $87.6600 ▼ -6.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Skandali RULI me kromin

Konfirmohet edhe me tej skandali i konçensionit të kromit. Ish ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, ka konfirmuar faktin se paraardhësi i tij Genc Ruli, ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme kontratën e konçesionit për minierën e Bulqizës.

Zoti Prifti zbulon se përmes asaj marrëveshjeje Genc Ruli i ka dhënë kompanisë ACR imunitet të plotë për të gjitha shkeljet duke e bërë shtetin të pafuqishëm për të ndërhyrë.

“Mbasi kishim kuptuar se kompania ACR kishte detyrime shumë të mëdha të pakryera, dhash urdhër të fillonte proçedura për të hequr konçesionin. Më vonë Minitria e Ekonomisë më bëri të ditur se ishte arritur një marrëveshje që të lidhte duart që të ishte bërë diçka më shumë”, është shprehur Prifti.

Dritan Prifti thotë se përpara se të largohej nga detyra ka kërkuar zyrtarisht revokimin e marrëveshjes dhe shpalljen e saj si të paligjshme.

“Nuk mundet që një ministër të marrë kompetencat e parlamentit, të një ministrie tjetër dhe as të qeverisë. Kështu që ajo marrëveshje duhet të ndryshohet menjëherë dhe kompania duhet të shlyejë borxhet”, deklaroi Prifti.

Sipas ish kreut të Energjetikës, ndryshimi i konçesionit ka shkaktuar një dëm prej disa milionë eurosh shtetit shqiptar dhe kjo është bërë me firmën e vetme të një ministri.

“Dëmi duhet të jetë edhe mbase disa milionë euro që kompania duhet t’i paguajë shtetit shqiptar dhe me këtë marrëveshje kompanisë i hiqet detyrimi ta paguajë borxhet”, theksoi Prifti.

Në 9 korrik të vitit të kaluar, dy ditë pasi kishte marrë një kërkesë zyrtare nga kompania ACR, ish ministri i Energjitikës Genc Ruli ka firmosur ndryshimin e marrëveshjes konçesionare të kromit, duke falur kompaninë për mosrealizimin e investimeve, por edhe penalitetet që duhet të paguante. Marrëveshja nuk u kalua në kuvend dhe madje as në qeveri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.