Ekonomia

Skema e sigurimit të depozitave në banka, sipas standarte nderkombetare

Botohet ne fletoren zyrtare ligji per disa ndryshimet dhe shtesave në ligjin nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”

Në Fletoren Zyrtare eshte publikuar ligji  “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për sigurimin e depozitave”, i cili hyn në fuqi më datë 24 maj 2016.

Ky ligj synon të kontribuojë në forcimin e stabilitetit financiar në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet rritjes së bazës së depozituesve të mbrojtur nga sigurimi si dhe rritjes së besimit të tyre në skemën e sigurimit të depozitave. Përfshirja e depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në depozitat e sigurueshme si dhe e shoqërive të kursim – kreditit  në skemë hyn në fuqi më datë 1 janar 2017.Qëllimi i ndryshimeve ne ligj është përmirësimi i skemës së sigurimit të depozitave, në përputhje me Rezolutën e Kuvendit për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencise se Sigurimit te Depozitave, programin politik të Këshillit të Ministrave, direktivën 2014/49/BE të Parlamentit dhe Këshillit Europian “Mbi skemat e garantimit të depozitave”, dokumentin “Parimet bazë për një sistem efektiv të sigurimit të depozitave”, të miratuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave dhe Komiteti i Bazelit, si dhe rekomandimeve te Bankës Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button