🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,543 ▼ -3.41% ETH $1,653 ▼ -4.33% XRP $0.9411 ▼ -3.77% SOL $71.1400 ▼ -3.19%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
Politika

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin për krijimin e shoqërisë aksionare “MedAL” sh.a., një kompani që do të jetë 100% në pronësi të shtetit dhe që synon të marrë përsipër furnizimin e spitaleve publike me barna dhe pajisje mjekësore.

Sipas projektligjit, shoqëria e re do të ketë kompetenca të gjera për të bashkëpunuar me sektorin privat, përfshirë krijimin e kompanive të përbashkëta dhe blerjen e aksioneve në biznese private që prodhojnë apo tregtojnë barna.

Një tjetër element i parashikuar në draft është mundësia që prona shtetërore të përdoret si kontribut kapitali në këto struktura. Ndërkohë, bashkëpunimet me kompanitë private mund të nisin edhe përmes propozimeve të pakërkuara nga vetë bizneset.

Projektligji parashikon gjithashtu që një pjesë e informacionit që lidhet me këto marrëveshje të mund të mbulohet nga sekreti tregtar.

Ministria e Shëndetësisë e argumenton këtë nismë me nevojën për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të spitaleve publike me barna dhe pajisje mjekësore. Në relacionin shoqërues përmenden si modele referimi agjencia Amgros në Danimarkë dhe SPMS në Portugali.

Krijimi i “MedAL” vjen pas themelimit të kompanisë shtetërore “KAYO” sh.a. në vitin 2024, e cila operon në sektorin e mbrojtjes.

Projektligji për krijimin e shoqërisë së re është publikuar më 27 nëntor 2026 dhe tashmë është në fazën e konsultimit publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.