Ekonomia

Skemat e mbështetjes synojnë formalizimin e bujqësisë

Skemat mbështetëse synojnë formalizimin e bujqësisë shqiptare, punësim, eksporte dhe rritje ekonomike.

Rama-me-fermere-525x350Sipas strategjisë së Zhvillimit Rural, për vitin 2015, target grupi kryesorë, parashikohet të jetë rritja e investimeve në bujqësi, blegtori, peshkim dhe agrobiznes, ndërsa paralelisht me këtë strategji po behen te gjitha përpjekjet me qëllim përthithjen e drejtëpërdrejtë të financimeve në mbeshtetje të zhvillimit rural.

Skemat e mbështetjes do te adresohen ne dorëzimin e prodhimit bujqësor në pikat e grumbullimit, infrastrukturë për grumbullim, ruajtje, përpunim dhe tregtim të produkteve; investime për inovacion e teknologji bujqësore, sigurimin e standardeve dhe cilësisë së produkteve; mbështetje për bagëtitë e imta, bazuar në traditën dhe avantazhet konkurruese të vendit tonë.

Paratë jepen në formë grantesh, pasi fermeri ka përfunduar investimin. Vetëm nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë janë në dispozicion mbi 20 skema kombëtare, nderkohë që femerët mund të aplikojnë për të përfituar edhe nga fondet e Bashkimit Europian.

Bujqësia është sektori me peshën më të madhe në rritjen ekonomike të vendit dhe investimet e mbështetja e mëtjeshme do të kenë impakt edhe më pozitiv. Bujqësia jep rreth 20 për qind të Prodhimit Kombëtar, ndaj dhe vemendja e qeverise eshte fokusur me prioritete ne kete sektor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button