Sporti
Skënderbeu ‘peshkon’ Dinamon e Zagrebit
Dinamo e Zagrebit është pengesa e fundit e skuadrës së Skënderbeut drejt grupeve të Ligës së Kampioneve.
Në shortin që u hodh në Nion të Zvicrës për fazën play off të kompeticionit, goglat i rezervuan një kundërshtar të vështirë, por jo të pakalueshëm kampionëve shqiptarë, të cilët ndeshjen e parë do ta luajnë në Shqipëri.
Dinamo Zagreb eleminoi skuadrësn e Moldes me dy barazime, 1-1 në Kroaci dhe 3-3 në Norvegji.