Bota

Skocia paralajmëron referendum për pavarësi dhe bashkim me BE-në

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se është mase e sigurt se do të mbahet referendumi i dytë për pavarësinë e Skocisë.

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se është mase e sigurt se do të mbahet referendumi i dytë për pavarësinë e Skocisë, si pasojë e votimit të Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian (BE).

Gjatë një fjalimi të saj në Edinburgh, Sturgeon tha se Skocia rrezikoi të dalë jashtë BE-së kundër vullnetit të saj.

“Nuk ka dyshim se rezultati i djeshëm përbën një ndryshim të rëndësishëm dhe material kundrejt rrethanave në të cilat skocezët votuan kundër pavarësisë në vitin 2014. Puna ime tani është që të veprojnë me përgjegjësi dhe në interes të të gjithë Skocisë, dhe kjo është ajo që kam ndërmend të bëj”, tha ajo.

Liderja e partisë Kombëtare Skoceze tha se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron për ti treguar atij se qeveria e saj duhet të jetë plotësisht e përfshirë në negociatat e Londrës me BE-në për ti siguruar Skocisë një vend në BE.

“Jam krenare me Skocinë dhe për mënyrën se si votuam dje. Dëshmuam se jemi një vend modern, i hapur dhe përfshirës. E tham qartë se nuk duam të dalim nga BE-ja”, tha ajo.

Nicola Sturgeon është 46 vjeç dhe ka mbaruar për juriste në Universitetin e Glasgout dhe ka punuar si avokate në Glasgow. Në moshen 29 vjeçare, ne vitin 1999 ka hyre dhe vazhdon të jete antare parlamentit Skoces. Pas disfatës së “Po” në referendumin e vitit 2014 për Pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe, Alex Salmond dha dorëheqjen si kryetar i Partise Kombëtare Skoceze, ku pa asnjë kundërshtar Nicola Sturgeon merr me 14 nendor 2014 drejtimin e partisë. Në vitin 2016, revista Forbes e renditi Nikola Sturgeon si gruaja e 50-të më e fuqishme në botë në vitin dhe si gruja e 2-të me fuqishme në Mbretërinë e Bashkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button