roze
“S’më intereson çfarë thonë të tjerët”
Emilia Clarke ka një rregull, mos të lexojë se çfarë thonë të tjerët për të.
Aktorja e famshme e serialit “Games of Thrones” është shprehur se nuk do t’ja dijë se çfarë shkruhet në media dhe nuk i intereson aspak të lexojë për to, pasi dëshiron që të qëndrojë larg ndjesive negative që portalet shkaktojnë shpesh herë.
Clarke u shpreh gjithashtu se e ka të vështirë që të shoh veten në ekran dhe përsa i përket komplimenteve që ajo merr, është e lumtur.
Ndërkohë, kur flasim për komente apo lajme negative, nëna e saj është e para që e merr në telefon dhe e informon atë.