Sondazhi: Nëse zgjedhjet do të ishin sot,e majta fiton me 58.5%
Nëse zgjedhjet do të ishin sot, atëherë fituese do të shpallej koalicioni i majtë me 58.5% të votave. Ky është rezultati i Sondazheve të zhvilluara nga Institutin Italian Piepoli në Bashkëpunimin me A1 Report
Rezultatet e këtij sondazhi janë komentuar në studion e A1 Report, në emisionin e drejtuar nga Carlo Bollino dhe Ilir Babaramo, ku të ftuar ishin analistët, Aleksandër Çipa, Arion Sulo, Lorenc Vangjeli dhe Armand Mero. Presidenti i Institutit Piepoli, Roberto Baldasari, vlerëson se marzhi i gabimit varion nga 1 deri në 2 %.
Sondazhi u institutit Piepoli është ndalur specifikisht në kryeqytet, ku janë pyetur 800 qytetarë, të cilët kanë vlerësim pozitiv për dy kandidatë Veliaj e Kosova. Sondazhi nxjerr fitues Veliajn me 52 % të votave, ndërsa Kosova në vend të dytë me 36%.
Nëse votohej sot për Tiranën, Veliaj fitonte me 52 %
Sondazhi i institutit Piepoli është ndalur specifikisht në kryeqytet ku janë pyetur 800 qytetarë, të cilët kanë vlerësim pozitiv për dy kandidatë Veliaj e Kosova. Sondazhi nxjerr fitues Veliajn me 52 % të votave, Kosova në vend të dytë me 36%, ndërsa 3 kanidatët e tjerë kanë marrë mbështetje thuajse të papërfillshme.
Ndërkohë në sondazhin e realizuar për partitë në kryeqytet, sërish del fituese e majta, këtë herë me % më të lartë se në rang kombëtar me 60 %.
Perceptimi te qytetarët, Sondazhi: Veliaj më i mirë se Kosova
Veliaj ka dalë fitues përballë Kosovës në perceptimin e qytetarëve për dy kandidatët. 47 % e të anketuarve mendojnë se Veliaj i mban premtimet, ndërsa për Kosovën 38 %.
Kujdejsja për njerëzit është e vetmja pikë nga 6 të tilla, ku Kosova ka dalë fitues ndaj Veliajt. 46 % e të anketuarve besojnë se Kosova kujdeset më tepër për njerëzit, ndërsa për Veliajn 41 %.
Veliaj ka dalë fitues edhe në pikat e tjera për perceptimin e qytetarëve si Njohja e problemeve të Tiranës, Vizioni i qartë i Tiranës. Punëtor i palodhur dhe si lider i fortë.
Kosova vlerësohet si ministër, Veliaj po ashtu, Basha notë ngelëse për Bashkinë
59 % e të anketuarve e vlerësuar si të dobët punën e bërë nga Lulzim Basha për Bashkinë e Tiranës. 12 % e kanë vlerësuar si të mjaftueshme, ndërsa vetëm 27 % e kanë vlerësuar si të mirë . 2 % e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigj.
50 % e të anketuarve nga Instituti italian i sondazheve Piepoli e kanë vlerësuar si të mirë punën e kandidatit të së majtës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj për kohën kur ka drejtuar Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. 13 % e kanë vlerësuar si të mjaftueshme, ndërsa 30 % të të anketuarve mendojnë se ka bërë një punë të dobët.
70 % e të anketuarve e kanë vlerësuar si të mirë punën e bërë nga kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova për periudhën kur ai ka qenë Ministër i Shëndetësisë. 13 % e kanë cilësuar si të mjaftueshme dhe vetëm 7 % janë të mendimit se ka bërë një punë të dobët.
Sondazhet: Kryeqytetasit presin më tepër vende pune nga kryebashkiaku i ri
Krijimi i vendeve të reja të punës është pritshmëria më e madhe kryeqytetasve për kryebashkiakun e ri. Ky është konkluzioni pas anketimit të bërë në lidhje me pyetjen se cilat janë problemet më të mëdha që presin qytetarët nga Kreu i ri i Bashkisë. Pas vendeve të punës kërkohet ulje e ndotjes e më pas shkolla e çerdhe.
Cilësia e jetesës, 4 vitet e fundit në Tiranë, shumica: Është përkeqësuar
42 % e të anketuarve në kryeqytet nga instituti italian i sondazheve Piepoli kanë deklaruar se cilësia e jetesës në 4 vitet e fundit është përkeqësuar, ndërkohë që 38 % prej të tyre janë shprehur se nuk ka ndryshuar asgjë. Vetëm 21 % kanë deklaruar se jetesa është përmirësuar.
Sondazhi:Nëse zgjedhjet do ishin sot, e majta fiton me 58.5%
Duke bërë edhe një krahasim me zgjedhjet e 2013-s sondazhet e Institutin Italian Piepoli nxjerrin si fitues të majtët me 58.5 %, ndërsa të djathtët do të merrnin 39.5 %.
E ndërsa sipas sondazhit mbështetja për koalicionin e majtë ka rënë me 0.8 % krahasuar me vitin 2013, e djathta ka mbetur në po të njëjtat shifra.
Një tjetër gjë që bie në sy është edhe fakti i rritjes në % për PS dhe PD me 1.5% dhe 2,4 %, pavarësisht votave që parashikohen të marrin si koalicion.
Besimi te liderët, sondazhet: I pari Rama, i dyti Meta, Basha ia kalon Berishës
Kryeministri Rama është lideri ku kanë besim pjesa më e madhe pas qytetarëve shqiptarë, të cilët janë pyetur për të 4 emrat. Pas Ramës renditet Meta, por ajo që bie në sy është edhe rrokada pas kryesisë së PD edhe në Sondazh, ku Basha ka dalë para Berishës.
Pëlqimi si lider, Sondazhi: Rama 28 pikë para Bashës
Një tjetër pikë ku është ndalur Institutin Italian Piepoli gjatë sondazhit në Shqipëri është edhe vlerësimi për kreun e qeverisë dhe të opozitës, ku dukshëm Rama ka më tepër vlerësime.
Sondazhi i Piepoli: 46 % e të anketuarve Basha punë të dobët në krye të PD
46 % e të anketuarve të Institutit Italian Piepoli e kanë vlerësuar si të dobët punën e Bashës në krye të opozitës, 28 % e kanë vlerësuar si të mjaftueshme, ndërsa vetëm 23 % prej tyre e kanë vlerësuar si të mirë. Ndërsa 3 % e të anketuarve nuk kanë dhënë opinion.
Figura e dobët e liderit të opozitës sipas këtyre sondazheve Armand Mero e lidhi edhe me luftën e brendshme brenda PD-së
Sondazhi:51% e shqiptarëve vlerësojnë punën e Ramës
Pyetja e parë të cilës i janë përgjigjur të anketuarit e Institutin Italian Piepoli ka qenë vlerësimi për punën e bërë nga kryeministri Rama në këto 18 muaj qeverisje.
51 % e të anketuarve e kanë vlerësuar si një punë të mirë, 23 % mjaftueshëm, 26 % si punë të dobët.
Rezultati i kësaj pyetje ka shkaktuar debat në studion e A1 Report, ku është vlerësuar si tepër e lartë për një qeveri, por për Roberto Baldassarin kjo është një situatë normale pas zgjedhjeje