Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 08 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.60 ▲5.91%
ARI 4,086 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,268 ▼ -2.31% ETH $1,739 ▼ -2.71% XRP $1.0905 ▼ -2.76% SOL $77.4000 ▼ -4.84%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.60 ▲5.91 % ARI 4,086 ▼1.72 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.60 ▲5.91 % ARI 4,086 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Bota

Sony u jep fund disqeve fizike për lojërat “PlayStation”

TOKIO, 8 korrik /ATSH – AA/ – Kompania  Sony njoftoi sot se do të ndalojë publikimin e lojërave të reja për “PlayStation” në disqe fizike duke filluar nga janari i vitit 2028, duke shënuar një ndryshim të madh drejt një të ardhmeje plotësisht digjitale për biznesin e saj të lojërave.

Në një postim në blogun e kompanisë thuhet se titujt e rinj të “PlayStation” do të vazhdojnë të shiten përmes shitësve me pakicë, por kopjet fizike do të përmbajnë kode për shkarkim digjital në vend të disqeve të lojës. Sony tha se ky vendim pasqyron ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve dhe prirjet më të gjera në industrinë e argëtimit.

“Ndërsa preferencat e konsumatorëve dhe industria e argëtimit në përgjithësi vazhdojnë të largohen nga disqet fizike drejt formatit digjital, ky është një drejtim i natyrshëm për ‘Sony Interactive Entertainment’ që të përshtatet me këto prirje”, tha kompania.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Rockstar Games bëri të ditur se loja shumë e pritur Grand Theft Auto VI do të dalë gjithashtu pa disk fizik, duke theksuar përshpejtimin e kalimit të industrisë drejt shpërndarjes digjitale. Vendimi ka ngjallur kritika nga disa figura të industrisë së lojërave dhe shitës me pakicë, të cilët argumentojnë se ai mund të kufizojë të drejtat e konsumatorëve dhe t’i bëjë lojërat më pak të qasshme.

Gazetarja e industrisë së lojërave, Vikki Blake, e përshkroi këtë hap si “një goditje e rëndë ndaj të drejtave të konsumatorëve”, duke thënë se do ta bëjë më të vështirë për lojtarët huazimin, shkëmbimin ose rishitjen e lojërave, si dhe do të krijojë sfida për ruajtjen e tyre.

Christopher Dring, redaktor i “The Game Business”, tha se njoftimi ishte befasues, pavarësisht se shkarkimet digjitale janë bërë mënyra dominuese përmes së cilës përdoruesit e “PlayStation” blejnë lojëra. “Ne ende shohim miliona e miliona lojëra në PlayStation që shiten në format fizik”, tha ai, duke shtuar se ky vendim do të jetë i vështirë për shitësit që vazhdojnë të mbështeten te shitjet fizike.

Edhe shitësi i pavarur amerikan Lootbox Gaming e kritikoi vendimin, duke e quajtur atë “një sulm” ndaj lojtarëve, koleksionistëve dhe industrisë së shitjes së lojërave. Sony bëri të ditur se ndryshimi nuk do të ndikojë te titujt e publikuar para janarit 2028.

Njoftimi vjen në një kohë kur kompania po përballet me kritika për politikat e saj mbi përmbajtjen digjitale, pasi konfirmoi se më shumë se 500 filma dhe seriale televizive të blera përmes “PlayStation Store” do të hiqen nga bibliotekat e përdoruesve pas skadimit të një marrëveshjeje licencimi me “StudioCanal”.

Sony nuk ka bërë të ditur nëse planifikon të prezantojë një sistem që do t’u lejojë përdoruesve të transferojnë pronësinë e lojërave të blera në format digjital.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.