Politika

Soreca: Bundestagu votoi hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetor

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka vlerësuar votimin e Bundestagut gjerman pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Gjermania, Bundestagu ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”, njoftoi Soreca duke e përshëndetur këtë vendim.

Bundestagu votoi sot në mbrëmje për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke miratuar me 395 vota pro dokumentin që i hap rrugën votës pro të Gjermanisë në Këshillin Europian në 18 tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button