Maqedonia

Soros: Unë nuk marr pjesë në shkatërrimin e Maqedonisë EH Emir Hamzai

Miliarderi i njohur hungarez dhe sponzor i Fondacioneve shoqëri të hapura, George Soros, sot në debat për integrimin e romëve në Bruksel, potencoi se ai nuk merr pjesë në shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë dhe se politikën e Shoqërisë së tij të hapur në Maqedoni e udhëheq bordi drejtues i fondacionit që është përbërë nga qytetarët e Maqedonisë, u shpreh Soros në konferencën e sotme në Bruksel, në pyetjen nëse merr pjesë në krizën e krijuar në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Nuk kam përgjigje, nuk jam përkushtuar në shkatërrimin e vendit dhe nuk e di sesi të përgjigjem, përveç se ta injoroj këtë’, theksoi George Soros.

Në debatin e sotëm të organizuar në Bruksel të organizuar nga Fondacioni shoqëri e hapur e Sorosit, përveç Komisionerit Evropian, Johannes Hahn dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal mori pjesë edhe ministri i Maqedonisë pa resor Nexhdet Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button