Bota

Sorosi jep fondacionit të tij miliarda

18 miliardë dollarë për një NGO: investitori amerikan George Soros dëshiron që pjesën më të madhe të pasurisë së tij t’ia kalojë Fondacionit për Shoqëri të Hapur.

Ky fondacion, i cili është një grup organizatash që Sorosi i ka krijuar vetë, do të shndërrohet me këtë kapital në NGO-në e dytë më të pasur të SHBA-së. Në vendin e parë si fondacioni më i pasur renditet fondacioni i  Bill dhe Melinda Gates me 40 miliardë dollarë. Ky fondacion angazhohet për ndihmën për zhvillimin dhe shëndetësinë. “Open Society Foundation” mbështet lëvizjet demokratike sidomos në Evropën Qendrore dhe Lindore. Sipas revistës “Forbes” pasuria e Sorosit është rreth 23 miliardë dollarë.

Pasuruar përmes spekulimeve në bursë

Sorosi, ka lindur në Hungari dhe pasurinë e ka vënë përmes spekulimeve në bursë, sidomos në vitin 1992 kur fitoi shumë para me baste kundër paundit britanik. Në vitin 2016 ai mbështeti fushatën elektorale të kandidates demokrate Hillary Clinton. Miliarderi amerikan ka dhuruar deri tani 12 miliardë dollarë për qëllime karitative.

Qeveria hungareze e populisitit të djathtë, Viktor Orban, e ka vënë në shënjestër Sorosin, sepse e bën atë ndër të tjera përgjegjës për masat që ka marrë Komisioni i BE-së kundër Hungarisë. Në një intervistë të kohëve të fundit Orbani tha: “Sorosi ka blerë njerëz, ka blerë organizata që bëjnë atë që thotë ai dhe Brukseli është nën ndikimin e tij.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button