☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.14 ▼1.46%
ARI 5,003 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,213 ▼ -1.21% ETH $2,331 ▼ -0.61% XRP $1.5232 ▼ -3.2% SOL $94.7900 ▼ -0.19%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Sot afati i fundit për anëtarët e KZAZ-ve

Brenda ditës së sotme partitë politike duhet të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidaturat përkatëse për anëtare të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
KQZNë kuadër të përgatitjeve për procesin e ardhshëm elektoral, KQZ vendosi ngritjen e KZAZ-ve brenda datës 13 prill, ndërsa mbledhja e parë e tyre do të mbahet të martën (14 Prill), ora 10.00, në zyrat e KZAZ-ve në të gjithë vendin.
Data 14 prill shënon gjithashtu afatin e fundit për regjistrimin e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
Ndërsa 18 prilli shënon afatin e fundit për depozitimin e kërkesave nga komitetet nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit.
KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme: dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Ndërsa anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare.
Referuar numrit të votave të fituara për këshillat vendorë në shkallë vendi dhe përfaqësimit në Kuvend, partia e parë dhe e dytë e shumicës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet e qershorit, janë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ndërsa, partia e parë dhe e dytë e opozitës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ, janë Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.