Sot mbahet seanca për Veliajn në GJKKO, gjykata pritet të vendosë edhe për operacionin në Tiranë! | JavaNews.al
Sot në orën 10:00 (24 nëntor) mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Avokati i tij, Plarent Ndreca pritet të paraqesë kërkesat paraprake lidhur me procesin.
Por, trupa gjykuese duhet t’i përgjigjet edhe kërkesës së Veliajt për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale në këmbën e krisur, në Tiranë, në një spital të zgjedhur prej tij, dhe jo në Spitalin Memorial të Fierit siç ia caktoi Drejtoria e Burgjeve, dhe që vetë ai e refuzoi ta kryente të hënën.
Kryetari i bashkisë pritet të mos jetë i pranishëm fizikisht për shkak të gjendjes shëndetësore. Në seancën e kaluar, Veliaj kërkoi shtyrje prej pamundësisë për të marrë pjesë, por trupa gjykuese nuk e pranoi.
Prokurori Ols Dado tha se kryebashkiaku nuk është në gjendjen që mos t’i pamundësohet pjesëmarrja, duke përmendur edhe kërkesën që ai kishte bërë për të qenë i pranishëm në Asamblenë e PS më 14 nëntor.
Seanca e kaluar vijoi në mungesë të Veliajt.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.