Maqedonia
Sot pritet të fillojnë negociatat në Përzhino për reformat në media
Pas pushimit të fundjavës, sot pritet rifillimi i negociatave nga partitë pjesëmarrëse për reformat në media, njofton Telegrafi.
Çështjet kryesore që duhet të arrihen në marrëveshje janë: pavarësia e shërbimit publik dhe agjencia shtetërore e lajmeve, si dhe puna e agjencisë për shërbimet audio dhe audio-vizuele.
Qëndrimet duhet të harmonizohen edhe për ndryshimet në ligjin e medias.