Rajoni

Sot protestojnë studentët në Maqedoni

Studentën kanë paralajmëruar për sot një marsh protestues. Nga plenumi studentor apelojnë për protestë paqësore dhe pa ndikime nacionale, religjioze dhe partiake.

 sot-protestojn-euml-student-euml-t-n-euml-maqedoni_hd“Bëjmë thirrje për marsh paqësor. Nga secili që do të merr, kërkojmë përgjegjësi, të dalë në mënyrë paqësore dhe pa asnjë element dhune. Gjithashtu apelojmë që të mos ketë asnjë simbol nacional apo partiak, për shkak se qëllimi jonë është jashtë partiak dhe jashtë nacional. Ne mundohemi për reforma të drejta dhe të vërteta në arsimin e lartë, po presim mbështetje edhe nga shkollat e mesme, pasi që kjo masë më së shumti i tangon ata”, tha Ana Knizheviq, Plenumi Studentor.

Marshin protestues që do të mbahet të mërkurën e mbështetën edhe studentët e UEJL-së, ndërsa ata të USHT-së heshtin, pavarësisht se kryetari i ri i Parlamentit Studentor Ardian Billali tha se gjatë ditës do të dalë me qëndrim nëse i mbështesin protestat ose jo.

“Ne do t’i bashkohemi kësaj proteste paqësore sa i përket testimit ekstern në Universitete. Ne aspak nuk dyshojmë ne intencën pozitive dhe qëllimin e mirëfillte të Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës që prej Universiteteve të dalin kuadro të specializuara dhe profesionale, mirëpo mënyra se si dëshirohet të arrihet ky qëllim mendojmë qe është joadekuate, joefikase si dhe e papërshtatshme me realitetin e sotshëm”, njoftojnë Parlamenti Studentor, UEJL.

Nga Unioni Studentor Shqiptar u apelojnë të gjithë studentëve shqiptarë që të mbështesin protestën e së mërkurës kundër provimit shtetëror.

“Duke u nisur nga fakti që, nga vendimi i qeverisë për testimin ekstern, UnioniStudentor Shqiptar ka qenë kundër këtij aktrimi qeveritar për kinse kujdes mbi kualitetin e arsimit, sepse që të testosh studentët së pari duhet testuar mësimdhënësit-profesorët dhe shumë para tyre duhet testuar edhe vet ata që do të testojnë të tjerët, dhe pasi që kjo kërkesë e jona hasi në vesh të shurdhër tek qeveritarët ne ishim dhe mbetemi kundër testimit ekstern në të gjitha nivelet”.

Itinerari i protestës së nesërme është parashikuar që të fillojë nga kompleksi i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, për të marshuar më pas drejtë Kuvendit dhe Qeverisë. Marshi do të fillojë në ora 12:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button