Sot supersfida Partizani-Vllaznia për t’u larguar nga fundi, Teuta nuk e pret Laçin në Durrës
Pas fitoreve të Skënderbeut dhe Elbasanit, sot luhen Teuta-Laçi në Rrogozhinë (16:00) dhe Partizani-Vllaznia në “Air Albania” (18:30).
Pas fitoreve të Skënderbeut dhe Elbasanit, sot janë rezervuar dy sfida për javën e 12-të të Abissnet Superiore. Takimet do të luhen në Rrogozhinë dhe Tiranë.
Fillimisht Teuta do të presë Laçin. Kjo sfidë do të nisë prej orës 16:00 në Rrogozhinë, pasi tapeti i stadiumit “Niko Dovana” nuk është gati.
Supersfida Partizani-Vllaznia vlen aktualisht për vendet e fundit. Të kuqtë që mbyllin renditjen regjistrojnë 2 pikë më pak se kuqeblutë e vendit të tetë. Ky takim do të luhet në “Air Albania” prej orës 18:30.
E shtunë, 21 nëntor
Teuta-Laçi, ora 16:00 (Në Rrogozhinë)
Partizani-Vllaznia, ora 18:30 (Në “Air Albania”)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.