🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,173 ▼ -5.89% ETH $1,652 ▼ -5.55% XRP $0.9021 ▼ -5.32% SOL $68.7500 ▼ -4.17%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

“Stafi u gjuajt me tulla dhe suva muresh”/ Plas në Korçë, akuzon zyrtari i Egnatias: Gjykim me dy standarde! Dikush të pjekur…

Video analisti Revion Mekshi pretendon se gjyqtarët po e dëmtojnë Egnatian në çdo ndeshje dhe tregon se stafi është goditur me tulla dhe suva muresh në Korçë.

Egnatia u mposht dje nga Skënderbeu me rezultatin 1-0 në Korçë. Revion Mekshi, që dje ishte në pankinën e kampionëve dhe është video analist, ka shpërthyer me një reagim për “Panorama Sport”.

Mekshi pretendon se gjyqtarët po e dëmtojnë Egnatian në çdo ndeshje. Po ashtu tregon për skena të shëmtuara ku stafi dje është goditur me tulla dhe suva muresh. Kujtojmë se kampionët kryesojnë me 7 pikë më tepër se Teuta që është ndjekësja më e afërt.

REAGIMI I PLOTË

“Ekipi që të gjithë thonë se po i bën krenarë gjithë shqiptarët kudo. Edhe e verteta është që po lufton e po bën mirë në Europë, për të ngritur nivelin e vazove për ekipet shqiptare. Po persekutohet në çdo stadium “pothuajse”. Egnatia nuk kërkon të pritet me nderime të tepruara me lajka boshe, por me korrektësi loje. Të gjuhet me tulla e suva muresh kundër stafit teknik në pankinë do të thotë “URREJTJE”, ndaj asaj mollës që nuk arrihet dot me zotësi në majë të pemës. Gjithsesi, Egnatia është edhe vazhdon të jetë nga ekipet më të pastra dhe të drejta në garë. Edhe do të vazhdojë të fitojë deri në fund me vendosmëri, edhe pse gjyqtaret nuk dijnë të numërojnë vonesat për kundërshtarët e Egnatias në çdo ndeshje. Vetëm për Egnatian punon numërimi. Gjykim qesharak me dy standarde dhe shumë orekse. Dikush të pjekur, dikush të zier dhe dikush të skuqur. Askush nuk e do sade te pastër”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.