🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.20 ▼0.34%
ARI 4,051 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,674 ▲ +1.4% ETH $1,930 ▲ +2.92% XRP $1.1273 ▲ +2.67% SOL $78.3000 ▲ +2.27%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.20 ▼0.34 % ARI 4,051 ▲0.87 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.20 ▼0.34 % ARI 4,051 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Sporti

Spanja e de la Fuente në fushë shembull i skuadrës ideale, por trofeun lojtarët e festuan me flamujt e krahinave respektive

Spanja e de la Fuente është simboli i ekipit që fiton falë forcës së lojës në grup dhe jo një individi të vetëm, por gjatë festimeve të trofeut disa lojtarë shpalosën flamujt e qyteteve të lindjes duke treguar se nuk janë edhe aq të… bashkuar.

Gavi kishte një flamur me ngjyrat e bardha dhe jeshile, të cilat i përkasin Andaluzisë. 21-vjeçari i Barçës ka lindur në qytezën Los Palacios dhe Villafranca shumë pranë Sevijës.

Të njëjtën gjë kishte bërë edhe Yeremi Pino, i cili mbante një flamur me ngjyrat bardhë dhe blu. 23-vjeçari ka lindur në Las Palmas të Gran Canaria. Në moshën 14-vjeçare ai u largua nga ishulli me destinacion Villarreal-in. Sot ai luan për Crystal Palace në Premier League. Si Ishujt Kanarie dhe Andaluzia janë pjesë të Spanjës edhe pse njihen si rajone autonome.

Të njëjtën zgjedhje kishte bërë edhe Dano Olmo, i cili ka lindur në Terrassa pranë Barcelonës në rajonin e Katalonjës. Edhe fantazisti i Barçës festoi me fanellën e Spanjës, por me flamurin e qytetit të tij të lindjes pas vetes.

Edhe Baena mbante një flamur që nuk ishte ai i Spanjës. Sulmuesi i Atletico Madrid ka lindur në qytezën Roquetas de Mar, e cila i përket provincës së Almeira-s të komunitetin autonom të Andaluzisë.

Pedro Porro mbante flamurin e qytetit Don Benito, i cili ndodhet në provincën e Badajoz, Extremadura në kufij me Portugalinë. Edhe mbrojtësi i djathtë i Tottenham festoi me flamurin e qytetit të tij.

Një tjetër lojtar që mbante flamurin e krahinës së tij ishte edhe Borja Iglesias, i cili festoi me ngjyrat e komunitetit autonom të Galicisë pasi ka lindur në Santiago de Compostela, pjesë e Provincës së A Coruña-s. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.