Ekonomia

Raporti i BB/ Partneriteti Publik Privat, Shqipëria në vend të 14 ndër 82 vende

Banka Botërore publikoi raportin “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP – ve 2017”. Ky raport për herë të parë përfshin edhe Shqipërinë, duke dhënë një vlerësim se çfarë është duke ndodhur në Shqipëri me Partneritetin Publik Privat. Në vlerësimin e 82 ekonomive botërore Shqipëria është pjesë e grupit “Evropa dhe Azia Qendrore”.
 
Duke llogaritur mesataren e pikëve për secilin vend në këtë grup, Shqipëria renditet në vendin e dytë duke lënë pas shtete si Rusia, Turqia, Bullgaria etj.  Ndërsa duke konsideruar të 82 ekonomitë e vlerësuara Shqipëria renditet në vendin e 14. 
 
Raporti e  vlerëson Shqipërinë në të katër fushat përkatësisht:
Përgatitja e PPP-ve 67 pikë. Prokurimi i PPP-ve 78 pikë. Menaxhimi i propozimeve të pakërkuara (USPS) 75 pikë dhe Menaxhimit të Kontratave 55 pikë.
Në raport me vendet e Rajonit si Bosnje Herzegovina, Bullgaria dhe Rumania, Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara, ndërkohë që Rumania nuk i ka të rregulluara këtë të fundit, dhe menaxhimit të kontratave të PPP.
Në fazën e përgatitjes së projekteve ku Bosnje Herzegovina është vlerësuar me 58 pikë, Bullgaria me 46 pikë, Rumania me 35 pikë.
Për trajtimit të propozimeve të pakërkuara ku Bosnje Herzegovina është vlerësuar me 50 pikë, Bullgaria me 50 pikë, ndërkohë që Rumania nuk i ka fare të rregulluara në legjislacionin e saj mundësinë e identifikimit të projekteve të PPP, nga sektori privat.
Ndërsa për menaxhimit të kontratave të PPP ku Bosnje Herzegovina është vlerësuar me 41 pikë, Bullgaria me 68 pikë, Rumania me 51 pikë.  
Sipas këtij raporti rezulton gjithashtu që jo të gjithë shtetet, kanë një kuadër ligjor që rregullon fushën e PPP.  Vetëm 49 % e tyre ku përfshihet dhe Shqipëria, kanë dispozita ligjore dhe për Koncesionet dhe PPP.  
Shtete të tjera të rajonit siç është dhe Rumania, nuk kanë dispozita të veçanta që rregullojnë PPP, por i trajtojnë ato si pjesë e legjislacionit për Prokurimin Publik. 
Rezultatet e analizës janë paraqitur në një shkallë nga 0 deri 100.
Ekonomitë në krye të listës (ato që i afrohen më shumë 100 – ës) konsiderohen të kenë një kuadër rregullator të PPP – ve, të konsoliduar dhe me standarte të njohura ndërkombëtarisht si praktikat të mira.
“Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP – ve 2017” është përpjekja e parë për të mbledhur dhe paraqitur  të dhëna të krahasueshme dhe vepruese në prokurimin e PPP-ve në një shkallë të madhe, duke siguruar një vlerësim të kuadrit rregullator dhe praktikave të njohura që rregullojnë prokurimin e PPP-ve në ekonomitë e 82 vendeve.
Raporti evidenton që Projektet e Partneritetit publik-privat (PPP) në nivel Global këto vitet e fundit kanë shënuar  një ecuri pozitive  duke u konfirmuar si një instrument shumë i rëndësishëm në konsolidimin e  infrastrukturës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button