Bota

Spanjë, “rebelët” dalin para Gjykatës së Lartë

Presidenti i shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont nuk u paraqit në Gjykatën e lartë të Spanjës, ndërsa 9 pjesëtarë të kabinetit të tij mbërritën në sallën e gjyqit ku kërkuan me shumë kohë në dispozicion për të përgatitur mbrojtjen e tyre.

 Seanca e radhës u caktua të mbahet të enjten e ardhshme, në 9 nëntor. Prokuroria u shfaq e palëkundur në kërkesën e saj për arrestimin e 8 prej anëtarëve të qeverisë katalanase të akuzuar për rebelim, që bart dënimin maksimal të 30 viteve heqje lirie.

Puigdemont, ashtu siç kishte paralajmëruar avokati i tij Paul Bekaert, ka qëndruar në Belgjikë nga ku deklaroi se ai i Madridit nuk është gjë tjetër veçse një gjyq politik dhe se së bashku me katër ish-ministrat që e shoqëruan në Bruksel formojnë “ekzekutivin e ligjshëm” në mërgim.

Bekaert shprehet se Puigdemont do të bashkëpunojë me autoritetet spanjolle e ato belge pavarësisht mosparaqitjes në gjykatë.

“Klima në Spanjë nuk është e mirë dhe klientit tim iu desh të largohej disi. Rasti do të shqyrtohet në Gjykata belge ku ai mund ta mbrojë vetën kundër ekstradimit. Ligji ka 9 përjashtime lidhur me fletë-arrestin europian, mbi të cilat gjykatat mund ta refuzojnë kërkesën për ekstradim”, u shpreh Paul Bekaert, avokat i Carles Puigdemont.

Gjykatësja Lamela ka urdhëruar kontrolle policore mbi personat e përfunduar nën hetim për këtë çështje, por pa ia hequr lirinë e lëvizjes. Ish-ministrave iu është kërkuar të dorëzojnë pasaportat, të jenë të disponueshëm dhe të lokalizohen lehtësisht përmes telefonit.

Një aktpadi zyrtare ndaj tyre nuk është ngritur ende.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button