Libri

Spartak Ngjela sjell në shqip filozofinë moderne

Vetëm filozofia do ta cojë drejt lumturisë, duke përshkruar atë rrugën që mendohet se është e gjatë përmes gjërave të thjeshta. Roger Scruton, e thotë lehtë këtë tek libri “Filozofia Moderne” i cili tashmë mund të lexohet në shqip në përkthimin e Spartak Ngjelës, botimet UETPRESS.

“Ky libër është një risi në botën intelektuale shqiptare, e cila ndihet se, deri më sot, nuk është lagur fare nga racionalizmi. Filozofia ende mbetet një fushë e parrahur metodikisht nëpër shkollat shqiptare të të gjitha niveleve, por kjo kuptohet se ka sjellë në elitën e shkolluar shqiptare një vakuum në funksion të idesë.

Libri që po i paraqitet lexuesit të kualifikuar shqiptar është një punim që argumenton nëpërmjet argumentave principalë, konceptet dhe çështjet kryesore të filozofisë moderne”, thotë Ngjela. Sipas tij, autori i paravendos këto çështje ashtu sikurse ato trajtohen në universitetet anglishtfolëse, dhe në 500 faqe na jep një strukturim të të gjithë filozofisë, ashtu siç ajo ka ecur, por e vështruar sipas optikës së filozofisë analitike.” Ajo çka krijon rëndësinë parësore të këtij libri është trajtimi për herë të parë në gjuhën shqipe i filozofisë analitike, e cila aktualisht është filozofia dominante në vendet anglo-sanksone dhe ato nordike. Në funksion të kësaj, autori e trajton të gjithë lëndën e ngjeshur të filozofisë tradicionale, nën gjykimin analitik dhe të detajuar sipas kuptueshmërisë analitike”, thotë Ngjela.

Vetë Roger Scruton ndjehet i lumtur që libri është dhe në gjuhën shqipe. Në parathënie ai tregon udhëtimin plot mbresa në Shqipëri. “Ishte privilegj kur u njoha edhe me përkthyesin e këtij libri, me të cilin diskutuam tema me interes të përbashkët, si – Kanti, Zoti, bukuria, statusi metafizik i subjektit njerëzor. U preka kur zbulova sa gjëra të përbashkëta kam me ata që kanë jetuar dhe vuajtur këtu. Mësova se babai i Z. Spartak kishte qenë i burgosur në vazhdën e spastrimeve të ‘sabotatorëve’ nga Enver Hoxha dhe Z. Spartak, i burgosur bashkë me të, – meqë bijve nuk u zihet besë – ashtu si nuk mund t’i zihej besë askujt në atë botë paranoje.

Z.Spartak kishte kaluar 15 vjet të jetës së tij në burg, nga mosha 28 në 43 vjeç. Megjithatë, qëndrimi i tij ishte i butë dhe pajtues, a thua se filozofia – ashtu si mua herë pas here, – edhe atij i kishte sjellë një puhizë faljeje, që fryn nga sfera e ideve të pastra. Mbase ishte e pashmangshme që Shqipëria – e tradhtuar tek Stalini nga spiunët tanë në Londër – të binte në duart e një krimineli aq të pamëshirshëm dhe të pafe si Hoxha”, shkruan Roger Scruton. Sipas tij, Shqipëria, e cila po merr veten nga dekada shtypjeje të dhunshme, ofron një shembull të papërsëritshëm për pjesën tjetër të Evropës.

“Ky është një vend ku të krishterë dhe myslimanë kanë jetuar për pjesën më të madhe të kohës në mirëkuptim, duke ndarë dashurinë e tyre për vendin dhe vullnetin për ta mbrojtur atë. Në varrezat e fshatit ata prehen pranë e pranë, me dallimet e tyre fetare të kandisura në simbole të vogla mbi gurët e varreve të tyre. Ky ishte një nga vendet e para në botë, ku identiteti kombëtar zëvendësoi fenë si burim të rendit shoqëror – një fakt i cili me siguri duhet të jetë burim udhëzimi se si t’i mbijetojmë një bote të re tensionesh fetare. Shqipëria ka vështirësitë e saj; por te të rinjtë pikasa shpresën dhe angazhimin që do ta futë këtë vend plotësisht në rrjedhën e jetës evropiane, një simbol i “Unitet në diversitet” që ka qenë tipar i kulturës tonë të përbashkët që nga Iluminizmi. Jam krenar që këtu librat e mi kanë lexuesit e tyre dhe që botëkuptimi im shumë anglez mirëpritet dhe pranohet me shumë dashuri”, shkruan Roger Scruton.

Related Articles

Nje koment

  1. Mbi artikullin, qe njoftokerka, se njeri si Ngjela paska sjellur ne shqip “filozofine moderne”…

    Te shkruash, se bota shqiptare ndihet e palagur, dhe madje FARE, nga racionalizmi do guxim, dhe madje guxim prej budallai! Po pse or njeri, materializmi dialektik c`eshte sipas “teje” – ne tekst nuk del qarte autorsia e artikullit: e ka shkruajtur Ngjela apo ndoje gazetar qe ka cituar Ngjelen dhe “shokun” e tij skocez…- mos eshte valle iracionalizem materializmi dialektik? Me kete ne u rritem dhe mesuam per kushtet tona jo keq “ABC-ne” e te menduarit.

    Me tej per te nxjerr zorret: …”ky libri iu paraqitkerka lexuesit te kualifikuar shqiptar”…. E kush na qenkerka i kualifikuar per cfare? Ah juve ju genjen mendja dhe vdisni per tu “ngritur” sado pak nga masa e “pakualifikuar”, mer l…qe.

    Me pas: pasi shkruhet nje “gjysme” fjalie per autorin skocez, teksti merret serish me biografine e Ngjeles… “u bu, bu, mi none, qe s`pushoi nje here se lamentuari ky njeriu i – Nice Iracionali do ta quante njeriu i resentimentit, pra njeriu qe qahet nga “mjesi der`n`darke” per te fituar pak vemendje – uh pika, qe s`te bie!

    Sa per varret me simbole fetare modeste, ketu ia ke “fut gjithashtu pordhes”! Po te shkosh e t`i hedhesh nje sy neper varreza sot – p. sh. ne Tufine – pompoziteti ne dizenjimin e varreve qe i bie ne sy thuajse edhe nje te verberi, te ben te mendosh, se atje prehen shume “ish-aristokrate” te vetedeklaruar e me perkatesi te caktuar fetare; apo jane mbase “borxhet”, qe eshte munduar te laje familja e te vdekurit me kete te fundit duke i ndertuar ketij te fundit nje permendore gjoja sipas meritave te ketij apo asaj….

    Identiteti kombetar e zevendosoi fene si nje nga faktoret e burimit te rendit shoqeror dukshem e sidomos pas impaktit qe u dha ne fund te fundit nga racionalizmi shqiptar ne fund te viteve 1960 dhe atyre ne vijim, i bazuar kryesisht ne materializmin dialektik te realitetit shqiptar. Feja ne shqiperi – dhe jo vetem ketu – nuk ka qene dhe do mbetet vetem “opium per popullin” por nje promovuese e flakte e regresit, reaksionit, paditurise, urise, vuajtes, shkurt: nje fenomen supernegativ kunder emancipimit shoqeror!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button