☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,485 ▼0.7%
DOW 52,789 ▼0.5%
NASDAQ 25,748 ▼1.43%
NAFTA 70.20 ▲2.41%
ARI 4,162 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,570 ▲ +1.65% ETH $1,787 ▲ +1.24% XRP $1.1218 ▼ -0.71% SOL $81.6200 ▲ +1.09%
S&P 500 7,485 ▼0.7 % DOW 52,789 ▼0.5 % NASDAQ 25,748 ▼1.43 % NAFTA 70.20 ▲2.41 % ARI 4,162 ▼0.14 % S&P 500 7,485 ▼0.7 % DOW 52,789 ▼0.5 % NASDAQ 25,748 ▼1.43 % NAFTA 70.20 ▲2.41 % ARI 4,162 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Spitali i ekselencës europiane në Tiranë, Rama: Kapitull i ri për shëndetësinë, do trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për një spital të ri ekselence me standarde europiane, që do të ndërtohet në Tiranë nga Grupi San Donato, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për transformimin e shërbimeve shëndetësore në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë prezantimit të projektit, Rama kujtoi takimin e parë me përfaqësuesit e grupeve italiane dhe marrëveshjen për të nisur punën për krijimin e një qendre shëndetësore me standarde europiane në kryeqytet.

“Ka kaluar pak kohë kur u takuam me drejtuesit e mëdhenj të Grupit San Donato dhe Grupit GKSD, shtrënguam duart dhe i dhamë njëri-tjetrit fjalën që të mblidheshim bashkë në Tiranë për të filluar punën për ndërtimin e një spitali ekselence shqiptar”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se ky spital do t’u japë qytetarëve një alternativë të re për trajtimin e sëmundjeve të komplikuara, duke ulur nevojën për të kërkuar shërbime shëndetësore jashtë vendit.

“Ky është një spital ekselence. T’i japim mundësi të re atyre që kërkojnë mënyra të tjera drejt Italisë, Turqisë apo vendeve të tjera për të marrë kujdes shëndetësor për sëmundje të komplikuara. Sot jemi dëshmitarë të një kreu të ri për shëndetësinë, sepse ky spital ekselence do të trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, ndërtimi i këtij institucioni pritet të përfundojë në fund të vjeshtës së vitit 2028. Ai e cilësoi projektin si një bashkëpunim italo-shqiptar, duke theksuar rëndësinë e investimit në zhvillimin e sektorit shëndetësor.

“Gjithçka do të jetë gati në fund të vjeshtës 2028. Ky është një parashikim italo-shqiptar, pa shtysën arabe që ndoshta i bën gjërat më shpejt”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.