☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,695 ▼0.63%
DOW 52,187 ▼0.55%
NASDAQ 26,103 ▼1.68%
NAFTA 102.17 ▼0.59%
ARI 4,019 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,690 ▼ -0.34% ETH $2,329 ▼ -1.02% XRP $1.2828 ▼ -3.24% SOL $100.4600 ▼ -1.5%
S&P 500 7,695 ▼0.63 % DOW 52,187 ▼0.55 % NASDAQ 26,103 ▼1.68 % NAFTA 102.17 ▼0.59 % ARI 4,019 ▼0.81 % S&P 500 7,695 ▼0.63 % DOW 52,187 ▼0.55 % NASDAQ 26,103 ▼1.68 % NAFTA 102.17 ▼0.59 % ARI 4,019 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Gara për fondet e buxhetit të shtetit, “ngrin” paga e Presidentit! Ja ministritë që marrin më shumë

Me buxhetin e ri, paga e Presidentit do të mbetet 435 625 lekë, por që do të indeksohet pas vendimit të qeverisë.

Në draftin e dorëzuar në Kuvend shtohet se kjo shumë indeksohet në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, veprim që u krye dhe në janar të vitit 2026, shkruan A2.

Sa i përket shpërndarjes së fondeve sipas ministrive, infrastruktura duket se merr shtesën më të madhe me rreth 14 miliardë lekë, duke kaluar në një total prej rreth 75 miliardë lekë. Në krahasim me një vit më parë, Ministria e Mbrojtjes renditet e dyta sa i përket shtesës së fondeve me mbi 7.3 miliardë, me një fond në total prej rreth 76 miliardë lekë.

Pikërisht kur studentët kanë nisur protestën, Ministrisë së Arsimit i rriten 2.8 miliardë lekë më shumë se viti i shkuar.

Drejtësia e re nuk do të ketë rritje të konsiduerueshme. SPAK do të përfitojë në total rreth 2.3 miliardë, thuajse në të njëjtat nivele. Gjykata Kushtetuese, ndonëse kërkoi rritje të pagave, duket se nuk ka marrë mbështetjen e plotë të kërkuar, ndërsa në dispozicion do t’i jepen rreth 304 miliardë lekë. Po ashtu edhe KLP do të ketë një rritje të lehtë, ku i shtohen gati 5 milionë lekë.

Qeveria ka parashikuar edhe reduktime të fondëve për disa institucione. Kështu, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të këtë 5 milonë lekë më pak. Ulja ka edhe për zërin “Institucionet e sistemit të drejtësisë”, me një buxhet prej 352 miliardë lekësh, nga 688 miliardë që ishte në vitin 2026.

Për vitin 2027, shtohet edhe Ministrinë e Administratës Publike e sapo krijuar, me një buxhet prej 594 miliardë lekësh. /A2/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.