☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.37 ▲1.74%
ARI 4,671 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,420 ▼ -0.67% ETH $2,100 ▼ -0.84% XRP $1.3150 ▼ -1.24% SOL $79.5600 ▼ -2.75%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.37 ▲1.74 % ARI 4,671 ▼0.3 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.37 ▲1.74 % ARI 4,671 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Stamboll, publikohen pamjet filmike: Polici hero ndaloi kamikazin e shpëtoi jetë të pafajshme

Kamerat e sigurisë së Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, të sulmuar mbrëmjen e një dite më parë nga 3 persona të armatosur, kanë regjistruar dhe momentin kur një efektiv policie plagosi njërin prej agresorëve, i cili pas kësaj shpërtheu brezin me eksploziv që mbante në trup.

I përshëndetur tani nga mediat si hero, polici qëllon sulmuesin duke i penguar hyrjen mes turmës së njerëzve ku do të kishte shkaktuar edhe më shumë viktima, e kur ai bie në tokë, efektivi i afrohet për ta parë. Në atë moment kupton – siç duket, – se militanti kishte lëndë shpërthyese e largohet me vrap, ndërsa disa sekonda më vonë vjen shpërthimi.

Nuk dihet nëse polici vet apo dikush tjetër u vra nga ky kamikaz, por numrin më të madh të viktimave, sipas ministrit turk të Drejtësisë, Bekir Bozdag, e shkaktoi terroristi i parë, i cili iu afrua hyrjes së terminalit ndërkombëtar, hapi zjarr me kallashnikov e pastaj hodhi veten në erë.

Një zyrtar turk, që preferoi të ruante anonimatin, tha për mediet e huaja se agresorët e kishin nisur sulmin e tyre përpara se të arrinin në zonën e kontrolleve të sigurisë me skaner me rreze X. Deri tani, asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit, por dyshimet më të mëdha bien mbi Shtetin Islamik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.