🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.21 ▲2.16%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,752 ▲ +4.43% ETH $2,320 ▲ +1.53% XRP $1.2662 ▲ +12.69% SOL $87.5400 ▲ +1.18%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Stano për draftstatutin e ri të Asociacionit: Është i balancuar dhe evropian

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe që i është paraqitur palëve në proces të dialogut në Bruksel (Kosovës dhe Serbisë) është i balancuar dhe evropian.

“Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund. të muajit tetor dhe më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian”, tha ai.

Stano ka bërë të ditur arsyet se përse BE-ja nuk po e bënë publik përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, tha tutje Stano.

Por, ai nuk ka dhënë qëndrim të qartë nëse BE-ja ka një vlerësim se cila palë në proces të dialogut nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit.

“Në pyetjen tuaj të fundit, zbatimi është përgjegjësi e Palëve dhe deri më tani ato nuk kanë qenë në gjendje të ecin përpara dhe të përmbushin detyrimet e tyre” tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për RTV21. /KosovaPress/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.