Statistika/ Mbappé dhe Vinicius si vaji me ujin, “L’Equipe” tregon përse dy lojtarët nuk përshtaten me njëri-tjetrin
Mbappé dhe Vinicius mbeten një dyshe që nuk përshtatet. Asnjë nga katër trajnerët që ka pasur Real Madridi që nga mbërritja e francezit në vitin 2014-ën nuk ka arritur t’i bëjë dy yjet me të mëdhenj të skuadrës të funksionojnë në mënyrë efektive së bashku.
Në derbin kundër Atletico-s u pa qartë shembulli klasik i dy sulmuesve që priren të mbivendosen në krahun e majtë, çka nxori në pah çekuilibrin e thellë të një skuadre që pësoi goditjen e parë të rëndësishme që nga rikthimi i Mourinhos. Megjithatë, ky nuk është një problem që lidhet me trajnerin portugez.
Sipas një analize të publikuar nga gazeta “AS” prillin e kaluar, vetëm 6% e golave të shënuar nga Real Madridi që kur dy lojtarët iu bashkuan ekipit, erdhën si rezultat i një kombinimi të drejtpërdrejtë mes brazilianit dhe francezit.
Tani, “L’Équipe” e ka ilustruar me një paraqitje vizuale këtë problem, me të cilin klubi është përballur për më shumë se dy sezone. Harta e pozicionimit gjatë derbit i vendosi Mbappé-n dhe Vinicius-in praktikisht në të njëjtin pozicion, një mbivendosje që ndihmon në shpjegimin e dështimit në fazën sulmuese të ekipit të Mourinhos në stadiumin “Metropolitano”.
Në sezonin e parë, ata bashkëpunuan mesatarisht 5,6 herë për ndeshje, në të dytin, e rritën këtë shifër në 6,9. Statistikat e avancuara pasqyrojnë gjithashtu përqindjen e ulët të finalizimit të Mbappé-së. Francezi shënon, por krijon edhe më shumë raste. Sulmuesi kryeson listën e rasteve të humbura, me nëntë të tilla deri më tani këtë sezon. Për më tepër, në tetë ndeshjet zyrtare të luajtura në këtë sezon, ata kanë krijuar vetëm një gol, atë që Vinicius përgatiti për Mbappé-në kundër Real Sociedadit. A.V.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.