Stebleva me bujtina të reja për vizitorët e saj
Parku Kombëtar Shebeni-Jabllanicë, një zonë e mbrojtur dhe e mirëmenaxhuar, kohët e fundit, është kthyer në një atraksion turistik te vizitueshëm këtë vit.
Turiste të huaj dhe vendas, janë ngjitur në këto lartësi me ajër të pastër dhe me pyje të harlisur për të parë nga afër faunën e shumëllojshme që rritet në këtë zonë.
Interesi në rritje për turizmin malor,ka bërë që banorët e zonës ta shfrytëzojnë këtë mundësi si një burim fitimi material. Mungesa e hotelerive në disa zona të thella,është një vlerë ekonomike e shtuar për banorët e këtyre anëve.
Fshati Steblevë që ndodhet në këtë zonë,tashmë ka filluar të krijoje kushte mjaft të favorshme për akomodimin e vizitorëve,mikpritjen e tyre dhe strehimin në kushte sa më të mira.