🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,736 ▲0.41%
DOW 51,737 ▲0.75%
NASDAQ 27,066 ▲0.47%
NAFTA 92.25 ▼2.49%
ARI 4,318 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,730 ▼ -0.94% ETH $2,683 ▼ -0.2% XRP $1.5621 ▲ +1.91% SOL $120.8300 ▲ +3.19%
S&P 500 7,736 ▲0.41 % DOW 51,737 ▲0.75 % NASDAQ 27,066 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼2.49 % ARI 4,318 ▲0.47 % S&P 500 7,736 ▲0.41 % DOW 51,737 ▲0.75 % NASDAQ 27,066 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼2.49 % ARI 4,318 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Opinion

Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA

Nga Ylli Pata

Ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, gjeneralit Eric Wendt është një event real politik, qoftë për vendin qoftë për rajonin.

Pas ambasadores Yuri Kim, e cila pati një mision të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, Tirana pa pasur një vakum të madh të politikës amerikane në Tiranë. Një vakum, i cili është mbushur nga të tjerë faktorë dhe aktorë. Politika amerikane në Tiranë nuk është thjesht një protokoll zyrtar, është një kulturë politike që e ka markuar këtë vend kur u rrëzua komunizmi.

Shqiptarët e konsiderojnë ambasadën amerikane një institucion nga më të besueshmit në vend. Të cilin, disa vite, për interesa personale, ka pasur aktorë politikë që kanë dashur ta cenonin. Nuk ja kanë arritur.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka qenë që prej 1991 qendra gravitacionale e politikës. Që nga Wiliam Ryerson e deri te Yuri Kim. Vakumi që pasoi periudhën pas ambasadores Kim, ka sjellë një gropë që edhe pse kanë tentuar ta mbushin të tjerë, në publik ajo nuk është mbushur.

Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët e shikojnë veten jetimë pa Amerikën. Edhe pse shqiptarët janë mjaft të hapur dhe miqësor me të gjithë, duke nisur me të gjitha shtetet e Perëndimit: Italinë, Francën, Gjermaninë. Por tek SHBA kanë parë fuqinë politike që i ka mbrojtur. Ky relacion nuk është aspak folklor, është një zhvillim real politik, të cilin shumë europianë e kanë studiuar me kujdes.

Fqinjët tanë italianë, të cilët na njohin më mirë nga të gjithë, edhe pse u shokuan në vitin 1999 me dashurinë shqiptare për Uashingtonin, arritën ta kuptonin herët këtë raport, pikërisht si pasojë e ndihmës unikale amerikane ndaj shqiptarëve të Kosovës që ishin në rrezik zhdukjeje nga Serbia e Milosheviqit.

Ndaj ardhja e një ambasadori autoritet të rëndësishëm si gjenerali Eric Wend sipas të gjitha gjasave do të japë një shkundje, ose më mirë do të hapë stinën e re politike të Tiranës.

Fjala e tij në eventin e 2 tetorit ka për të qenë shtegu politik që do të ndjekë Shqipëria. Ai qëndrim, do të tregojë se çfarë mendon SHBA sidomos për problemet ku dilemat janë më të shumta. NATO, angazhimi amerikan në Ballkan, e më e rëndësishmja: investimet amerikane në Shqipëri. Sazani dhe Zvërneci, ku Shqipëria u bë lajm ndërkombëtar me Flamingot, ka shumë gjasa që do të kenë edhe një qëndrim zyrtar, sidomos mbi sulmet e rënda dhe të papërshtatshme ndaj dy familjarëve të Presidentit të SHBA.

Nuk është fare e rastësishme se eventi inagurues i ambasadës amerikane për të prezantuar ambasadorin e ri, është caktuar pikërisht një ditë para një eventi të rëndësishëm të një tjetër ambasade perëndimore që prej 2 vitesh është katalizatori i zhvillimeve në vend. Nga 2 tetori, duket do të kemi një faktor më prezent në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.