🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,738 ▲0.44%
DOW 51,736 ▲0.75%
NASDAQ 27,072 ▲0.49%
NAFTA 92.22 ▼2.53%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,730 ▼ -0.38% ETH $2,683 ▲ +0.56% XRP $1.5620 ▲ +2.45% SOL $120.8800 ▲ +3.69%
S&P 500 7,738 ▲0.44 % DOW 51,736 ▲0.75 % NASDAQ 27,072 ▲0.49 % NAFTA 92.22 ▼2.53 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,738 ▲0.44 % DOW 51,736 ▲0.75 % NASDAQ 27,072 ▲0.49 % NAFTA 92.22 ▼2.53 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Kosova

PDK-ja miraton deklaratë politike me tri pika

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka miratuar unanimisht një deklaratë politike prej tri pikash, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes kësaj deklarate, PDK-ja ka kërkuar votimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara, mbështetje të pakufizuar financiare nga institucionet e Kosovës për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe ka shprehur përkrahje për organizimet popullore kundër vendimeve të gjykatës në Hagë.

Këshilli Drejtues i PDK-së e ka cilësuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si “thellësisht të padrejtë dhe tendencioz”, duke kërkuar që drejtësia të jetë e paanshme dhe e pandikuar politikisht.

Në deklaratë, partia ka kundërshtuar gjithashtu çdo interpretim që, sipas saj, cenon karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së ose krijon barazime mes luftës së popullit të Kosovës për liri dhe politikës së represionit, vrasjeve, dëbimit dhe dhunës së regjimit serb.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë, e cila u zhvillua në aleancë politike dhe strategjike me botën demokratike dhe përfundoi me përkrahjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Në pikën e parë të deklaratës, Këshilli Drejtues i PDK-së ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta votojë projektligjin e dorëzuar nga kjo parti, me plotësimet dhe ndryshimet e propozuara për Ligjin për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja ka kërkuar gjithashtu shqyrtimin e legjislacionit dhe marrëveshjeve relevante që lidhen me funksionimin e këtij mekanizmi, me synim forcimin e garancive procedurale, transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale.

Në pikën e dytë, PDK-ja ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të sigurojnë mbështetje të pakufizuar financiare, profesionale dhe teknike për ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në procedurat e mëtejme juridike, përfshirë procesin e apelit.

Partia ka kërkuar që institucionet e Kosovës të angazhohen edhe përmes diplomacisë shtetërore dhe komunikimit me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të respektimit të standardeve të gjykimit të drejtë.

Në pikën e tretë, Këshilli Drejtues i PDK-së ka shprehur mbështetje për protestat popullore kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe ka ftuar qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në këto organizime.

PDK-ja ka bërë thirrje për unitet dhe organizim në përpjekjet për mbrojtjen dhe afirmimin e asaj që e cilëson si të vërtetën historike për luftën çlirimtare.

Këshilli Drejtues ka deklaruar se partia do të vazhdojë t’i mbështesë me mjete demokratike, institucionale dhe juridike përpjekjet për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tyre./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.