Kronika

“Stisëm gjithçka sepse deputeti na premtoi shpërblim 200 mijë euro

Një nga të implikuarit në çështjen “Babalja”, Fredi Alizoti ka pranuar se gjithçka ka qenë e stisur dhe se është kryer kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë euro nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Tiranës, Alizoti iu përgjigj pyetjeve të Prokurorëve, teksa pranoi akuzat e kallëzimit të rremë dhe rrëfeu para gjykatës se ai me Albert Veliun kanë bërë audio përgjimin.

Plani, tha Alizoti, ka qenë që në shtator të 2017, por nuk është realizuar pasi Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë. Më pas ia kishte kërkuar sërish Alizotit, ky i fundit  tha se ka pranuar ta bënte, pasi bëhej fjalë për 200 mijë euro, që sipas tij, ia ka premtuar Ervin Salianji.

Sipas Alizotit, është pikërisht deputeti Salianji që, gjithashtu, i ka siguruar stilolapsat për përgjim. Mosmarrja e lekëve, tha i pandehuri më shtyu që të tregoj të vërtetën, ndërsa shtoi se ishte ndjerë i kërcënuar.

Nga ana tjetër, Alizoti u pyet edhe nga avokati Indrit Sefa, i cili ngriti dyshime në lidhje me thëniet e tij, duke e pyetur për disa përgjime ku Alizoti fliste miqësisht me drejtorin e Policisë së Fierit.

“Nuk i kam miq dhe nuk kam pasur marrëdhënie miqësore me ata të dy, por kam qënë unë që ju kam telefonuar dhe iu kam kërkuar mbështetje sepse në situaten e krijuar te ata ndihesha i sigurt”, tha Alizoti teksa i përgjigjej pyetjes së avokatit.

Sefa shtoi se personaliteti i të pandehurit nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë.

Kjo dëshmi e Alizotit duket se fundos edhe ish-deputetin demokrat Salianji, i cili nga denoncues pritet që të kthehet edhe në të akuzuar pasi përmes mashtrimit ka synuar të godasë jo thjesht figurën e ish ministrit të brendshëm, por edhe ta shantazhojë politikisht atë në ushtrimin e deryrës. Kjo e rëndon Salianjin jo thjesht politikisht e moralisht, si organizues i këtij operacioni të turpshëm mashtrimi publik, por edhe kriminalizon rëndë me përgjigjësi penale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button