Bota

Stoltenberg: Takimi i NATO-s në Vilnus, historik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të martën se ishte “absolutisht i bindur” se Turqia do të ratifikojë protokollin e pranimit të Suedisë në NATO dhe se udhëheqësit e aleancës do të “dërgojnë një mesazh shumë të fortë dhe pozitiv” në lidhje me dëshirën e vetë Ukrainës, për t’u bërë pjesë e saj.

Zoti Stoltenberg tha se takimi i NATO-s në Vilnius “ishte historik që përpara se të hapej”, pasi bisedimet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan sollën përparim lidhur me një ngërç disa mujor. Zoti Erdogan kishte akuzuar Stokholmin se nuk kishtebërë mjaftueshëm për të goditur militantët e PKK-së, një parti politike që qeveria turke e sheh si ekstremiste.

Zoti Erdogan u zotua të miratojë protollin për anëtarësim të Suedisë në parlamentin turk, shembull që pritet në ndiqet edhe nga Hungaria, që gjithashtu nuk ka dhënë ende miratimin e saj.

Presidenti turk e lidhi çështjen e anëtarësimi të Suedisë me përpjekjet e ngecura të Ankarasë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur gjithmonë aspiratat e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe vazhdojnë ta bëjnë”, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë i cili kërkoi të mos identifikohej, një praktikë e zakonshme kur diskutohet për politikën e administratës. “Vëmendja jonë është përqendruar tek Suedia, e cila është e gatshme t’i bashkohet aleancës”, shtoi ai.

Presidenti Joe Biden, i cili do të takohet me zotin Erdogan të martën në fund të ditës së parë të punimeve në kuadër të NATO-s, e mirëpriti lajmin për mbështetjen që Turqia po ofron për Suedinë.

Jam i gatshëm të punoj me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Turqinë për rritjen e kapaciteteve mbrojtjese dhe parandaluese në zonën euro-atlantike”, tha zotin Biden në një deklaratë. “Mezi pres të mirëpres kryeministrin Kristersson dhe Suedinë, si aleatin tonë të 32-të të NATO-s”, shtoi ai.

Administrata Biden ka mbështetur përpjekjet e Turqisë për të blerë 40 avionë luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara, një marrëveshje që ka hasur në kundërshtimin e ligjvënësve amerikanë të cilët kanë thënë se Uashingtoni nuk duhet të vazhdojë në këtë drejtim, derisa Turqia të mbështesë kërkesën e Suedisë për t’u bërë anëtare e NATO-s.

I pyetur të martën se çfarë e bëri Turqinë të hiqte dorë nga kundërshtimi i saj, Presidenti Biden u përgjigj duke buzëqeshur: “Çfarë mendoni ju?!”. Kur u pyet nëse ishte i befasuar nga vendimi i Turqisë, zoti Biden tha: “Aspak”.

Suedia dhe Finlanda aplikuan bashkërisht për anëtarësim në muajin maj të vitit që shkoi, një vendim që u nxit nga sulmi rus ndaj Ukrainës. Anëtarësimi i Finlandës u finalizua në prill.

 

Shpenzimet për mbrojtjen dhe Ukraina

 

NATO pritet të diskutojë edhe mbi të tjera çështje të rëndësishme, mes së cilave përmbushja e një angazhimi për të shpenzuar të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Aktualisht, vetëm shtatë vende anëtare e përmbushin këtë objektiv.

Një tjetër pike kyçe është ambicia e Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s. Në vitin 2008 vendet aleate ranë dakord në parim se një gjë e tillë të ndodhte pa përcaktimin e një udhërrëfyesi për anëtarësimin e këtij vendi.

Zoti Stoltenberg tha të martën se gjatë një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në maj, kishte paraqitur një paketë që përfshinte heqjen e kërkesës, për një plan veprimi për anëtarësim e Ukrainës.

Zoti Biden ka pranuar se nuk ka konsensus brenda aleancës për pranimin e Ukrainës. Shtetet e Bsshkuara hezitojnë për një anëtarësim të shpejtë për Kievin pasi druhen për një përfshirje të NATO-s në luftë kundër Rusisë.

Anëtarësimi ndërsa lufta vazhdon, do të detyronte NATO-n të zbatonte nenin 5 të traktatit të saj, që mbështet parimin se “një sulm ndaj një vendi është një sulm ndaj të gjithëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button