Bota

STRASBURG – Der Leyen: Një “no deal” ndikon më shumë te Londra sesa te BE

Një mungesë e marrëveshjes, thënë ndryshe një “no deal” mbi marrëdhënien e ardhshme mes Bashkimit Europian dhe Londrës do të ketë më shumë ndikim në Britaninë e Madhe se mbi europianët, theksoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Nëse ne nuk mund të arrijmë marrëveshje deri në fund të vitit 2020, ne do të jemi sërish pranë një rreziku”, deklaroi ajo.

“Kjo do të dëmtonte hapur interesat tona. Por, kjo do të kishte më shumë ndikim mbi Britaninë e Madhe sesa mbi ne”, nënvizoi Von der Leyen përballë eurodeputetëve në Strasburg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button