STRASBURG – Michele Nicoletti zgjidhet president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Social-demokrati italian, Michele Nicoletti u zgjodh sot presidenti i ri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APCE), mbledhur në seancë në Strasburg.
Kandidati i vetëm për këtë post, Nicoletti u zgjodh në përfundim të një votimi në hapje të seancës së Asamblesë. Mandati i tij është një vjeçar dhe i rinovueshëm vetëm një herë.
Presidenti i të zgjedhurve socialistë (SOC) në APCE, Nicoletti, 61 vjeç, drejtonte që prej vitit 2014 delegacionin italian.
Ai pasoi spanjollin, Pedro Agramut, i detyruar të jepte dorëheqjen në fillim të tetorit, pas një takimi të kundërshtuar me presidentin sirian, Bachar al-Assad në mars 2017.
Asambleja ishte drejtuar që prej muajit tetor nga deputetja konservatore qipriote, Stella Kyriakides (PPE), që e mbante përkohësisht këtë post.
Michele Nicoletti bëhet presidenti i 31 i APCE që prej krijimit të Këshillit të Evropës në vitin 1949 dhe italiani i dytë në këtë funksion.
APCE-ja numëron 318 parlamentarë të dalë nga Parlamentet kombëtare të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.