☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.97 ▼2.16%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,019 ▼ -0.92% ETH $2,072 ▼ -2.38% XRP $1.0713 ▼ -2.11% SOL $84.4800 ▼ -2.39%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.97 ▼2.16 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.97 ▼2.16 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Strasburgu” trondit Vettingun/ Vendimi për një prokuror të shkarkuar: I është shkelur procesi i rregullt

Ish-prokurori Besni Cani nuk do të kthehet në detyrë dhe as do të dëmshpërblehet financiarisht, por vettingu ndaj tij do të rihapet me një trupë tjetër.
Kjo është vendimarrje e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg që prek direkt vettingun që kryhet ndaj njerëzve të drejtësisë në Shqipëri.

Paditësit, që gjatë shkarkimit nga detyra ishte anëtar i Këshillit të Lartë të prokurorisë, ju shkelën në vendin e tij të drejtat për tu gjykuar nga një gjykatë e krijuar me ligj.

Luan Daci ishte anëtar i trupës që gjykoi në KPA ish prokurorin Cani. Strasburgu konstaton se emërimi si gjyqtar dhe zgjedhja nga kuvendi i tij u krye pa verifikuar të kaluarën e tij.

Emri i Luan Dacit, shpallur fajtor nga gjykata e posaçme për falsifikim, pritet të përsërisë të njëjtin kazus edhe për shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, të cilëve ai u bëri vettingun në cilësinë e gjyqtarit kushtetues.

Për rastin Cani që ju gjetën të ardhura të pajustifikuara, Strasburgu lë të hapur mundësinë e negocimit midis qeverisë dhe ish prokurorit, i cili pavarësisht sugjerimit do ta shfrytëzojë të drejtën për të kërkuar rihapje të çështjes pranë Kolegjit të Posaçëm të apelimit.

Më tepër se pesë vjet nga nisja e vettingut, presin ende për tu kontrolluar dhe 242 gjyqtarë dhe prokurorë nga 805 që ishin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.