☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.21 ▼2.37%
ARI 4,309 ▼1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,540 ▼ -1.25% ETH $1,748 ▼ -1.67% XRP $1.1779 ▼ -2.15% SOL $71.8200 ▼ -1.47%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.21 ▼2.37 % ARI 4,309 ▼1.64 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.21 ▼2.37 % ARI 4,309 ▼1.64 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Strategjia e zgjerimit/Mogherini: Shqipëria ka zbatuar 100% politikat e jashtme 

Komisioni Europian prezantoi sot strategjinë për zgjerimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në fjalën e saj tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme.
Sipas saj, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën histori, do të kemi një të ardhme të përbashkët. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme. E ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE. Kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit. Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu. Kjo nuk vlen vetëm për ato vende për të cilat kanë nisur negociatat, por edhe për vendet e tjera. Kjo strategji është hapi i parë i BE, në muajt në vijim do të ketë hapa të tjerë”, deklaroi Mogherini.

Ndërsa Komisioneri, Johannes Hann theksoi se e ardhmja e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Europë ndërsa vuri në dukje se vendet kanë bërë përmirësim sa i takon forcimit të sundimit të ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.