🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,669 ▼0.69%
DOW 46,567 ▼0.91%
NASDAQ 22,328 ▼0.67%
NAFTA 98.15 ▲2.74%
ARI 4,867 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,521 ▼ -3.78% ETH $2,207 ▼ -5.91% XRP $1.4521 ▼ -3.86% SOL $89.3800 ▼ -5.47%
S&P 500 6,669 ▼0.69 % DOW 46,567 ▼0.91 % NASDAQ 22,328 ▼0.67 % NAFTA 98.15 ▲2.74 % ARI 4,867 ▼2.81 % S&P 500 6,669 ▼0.69 % DOW 46,567 ▼0.91 % NASDAQ 22,328 ▼0.67 % NAFTA 98.15 ▲2.74 % ARI 4,867 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Strategjia për zhvillimin e sektorit të energjisë, e domosdoshme

a-strategjia-e-energjise-1Foto-A-557x350Sektori i energjisë mban peshën kryesore në zhvillimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të një vendi. Ai influencon drejtpërdrejt në treguesit bazë të nivelit ekonomik dhe të mirëqenies.

Potencialet energjetike si një nga pasuritë më të mëdha të një vendi duhen shfrytëzuar në mënyrën më efiçente të mundshme për të marrë prej tyre produktin optimal. Për të diskutuar për të ardhmen dhe sfidat e sistemit të energjisë elektrike në Shqipëri, Fondacioni Konrad Adenauer mblodhi ekspertë të fushës së energjisë të martën, në Tiranë.
Ekspertët diskutuan rreth liberalizimit dhe komercializimit të tregut të energjisë elektrike, por edhe rreth modelit të tregut të energjisë, i cili aktualisht ndodhet përballë sfidave të mëdha si: mospagesa e faturave të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve, norma e ulët e mbledhjes së borxheve etj.
Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja deklaroi se tregu i energjisë në vendin tonë është i deformuar, në kushtet kur 57.7 % e energjisë konsumohet nga familjarët. Sipas Bejtjas, reforma në sistemin energjetik është e domosdoshme dhe nuk është e lidhur vetëm me çmimin e energjisë elektrike, por ajo duhet të përfshijë shumë drejtime.
Ndërkohë ish zëvendësministri i Energjisë, aktualisht nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo u shpreh se qeveria duhet të mbështesë investitorët privatë dhe duhet krijuar një sistem i qëndrueshëm. Bozdo vuri në dukje se investimet duhet të prekin edhe sektorin e transmetimit, jo vetëm atë të shpërndarjes. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka tha se qeveria është e vonuar në hartimin e strategjisë për zhvillimin e sektorit të energjisë.
“Sipërmarrja private është e gatshme për të negociuar problematikat e paraqitura që të mos krijohet frika te investitorët e huaj për pasiguri në zbatimin e kontratave”, tha Jaka

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.